Shifrat/ Zbulohen të ardhurat e vërteta që deputetët marrin nga Buxheti i Shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Buxheti, çiflig privat: Kështu e kanë hartuar e votuar deputetët ligjin për privilegjet e tyre financiare; Nga 1.5 mln lekë, deputetet i rriten rrogat e tyre në 3 milion lekë, dhe kur mbarojnë mandatin, pas moshës 60 vjeçare pensioni i tyre është sa 50% e pagës pra 1.5 mln lekë në muaj, duke i shtuar kësaj shumë edhe 400 mijë lekë trajtim suplementar.

Nga marsi 2017 e deri në qershor 2025, janë paguar e do paguhen 3 palë deputetë; edhe atë të vitit 92’ që do marrin 50% të pagës aktuale, plus 8% kur kanë qenë me shumë se 2 mandate deputetë ose 1.7 mln lekë pension. Deputetët përfitojnë edhe 1.4 milion lekë të tjera cdo muaj për dieta, karburant, mbledhje komisionesh, telefonat, hotelet, makinat pa dogane, kredi me interes , zero etj.Ja borderoja me emra, dhe rritja e bërë,për pensionet e popullit nga shtetarët që “qajnë” për varfërinë e votuesve. Deputeti Koçi: Është në dijnitetin e vendin, nuk kemi shofer, po rrezikojmë jetën

Nga marsi 2017 e deri në qershor 2025, janë paguar e do paguhen 3 palë deputetë; borderoja me 246 emra, ja sa marrin çdo muaj!

Buxheti, çiflig privat i horrave të politikës e “larove” të tyre/ Kështu e kanë hartuar dhe votuar deputetët ligjin për privilegjet e tyre financiare; sipas të cilit, ata deputetë që mbushin moshën 60 vjeç, marrin edhe 400 mijë lekë trajtim suplementar mbi pagën kur janë në punë dhe mbi pensionin e pleqërisë deri sa të jenë gjallë; madje pas mbarimit të mandatit, përveç pagës 50% për 3 vite, po kaq vite mbajnë dhe pasaportat diplomatike për vete e bashkëshortët.

Më 9 shtator 2017, në sallën e parlamentit u ulën 140 deputetë, ndërsa në bordero do paguhen edhe 106 ish-deputetë, sepse kështu e përcakton Ligji Nr. 27/2015, datë 26.03.2015 për trajtimin e tyre financiar, pasi ata mbarojnë, dorëzojnë ose u hiqet mandati.

Edhe para vitit 2017, janë paguar nga dy palë deputetë paralelisht: Ata të listës së re të dalë nga 2017-a dhe ata që ikën, për shkak të mos kandidimit apo humbjes, por numri i ish-ëve ka qenë 20-30 persona.

Konkretisht, do paguhen 140 deputetët e listës fituese të 25 prillit 2021-2025;

57 deputetë e PD-LSI, që dorëzuan mandatet në muajin shkurt 2019, por më 25 prill 2021 nuk ishin në lista apo nuk fituan; dhe 49 deputetët e opozitës së re parlamentare, që zunë vendet e lëna bosh. Sipas ligjit, ata që janë deputetë të zgjedhur e rizgjedhur, do paguhen me afro 3 milionë lekë pagë e shpërblime në muaj, ndërsa ish-deputetët do paguhen me 830 mijë lekë në muaj, përveç 3 pagave të plota 4.7 milionë lekë, që do t’i marrin ditën e largimit.

Ja sa zgjat afati i trajtimit të tyre me pagesa mujore:

– Deputetët e çdo partie, që nuk janë në listat fituese të 25 prillit, do paguhen me 50% të pagës bruto, deri më 9 shtator 2024.

– Deputetët e PD-LSI, që dorëzuan mandatet, por nuk janë zgjedhur më 25 prill, u paguan me 50% të pagës deri më 9 shtator 2022.

– Ndërsa ish-deputetët, që zunë vendet bosh të PD-LSI në parlament, do paguhen me 50% të pagës mujore, për aq kohë sa kanë qënë me mandat deputeti; pra për 21 muaj, ose deri në fund të muajt Maj 2023.

Ata do të vazhdojnë të kenë dorë në buxhetin e shtetit, sepse kështu e kanë hartuar dhe votuar ligjin, për privilgjet e tyre financiare; sipas të cilit, ata deputetë që mbushin moshën 60 vjeç, marrin edhe 400 mijë lekë trajtim si pension suplementar, mbi pagën kur janë në punë dhe mbi pensionin e pleqërisë deri sa të jenë gjallë.

Madje, pas mbarimit të mandatit, përveç pagës 50% për 3 vite, po kaq vite, kanë të drejtë të mbajnë dhe pasaportat diplomatike për vete e bashkëshortët.

Shtetarët bëjnë pensionet e tyre 1500 USD, për popullin pensione 100 $

Shtetarët dhe politikanët shqiptarë, prej 31 vitesh po vazhdojnë të krijojnë privilegje shërbimesh dhe pagesash për veten e tyre. Kur është fjala për çeshtje  që kanë lidhje me kërkesat jetike të popullit si rritje pagash, ndarje banesash sociale, rritje ndihme ekonomike, rritje pensionesh invaliditeti, për ulje çmimi energjie, uji, ushqimesh, transporti, librash, shkollimi, ilaçesh etj., ata bëjnë premtime butaforike por vendimet për to i zvarritin me vite… pa i votuar, duke i futur nëpër amendime e projektligje pa fund, me debate të qëllimshme fiktive. Ndërsa ligjet që “rregullojnë” pagat dhe privilegjet e tyre të majme, i hartojnë në unison e në heshtje në komisione parlamentare, i votojnë në parlament dhe i zbatojnë “brenda ditës”. Pas rritjes në dhjetor 2014 të pagave e shpërblimeve të tyre mujore deri në 3.4 milionë lekë, deputetët majtas e djathtas, në “mirëkuptim dhe pa asnjë debat” publik në parlament, në datën 26 mars 2015 kanë miratuar Ligjin Nr. 27/2015, për rritjen e pensioneve milionëshe të pleqërisë vetëm për veten e… tyre! Mjafton të lexosh ligjin e posaçëm “për rritje pensione shtetarësh” të para 1 muaji dhe konstaton, se shtetarët shqiptarë, ashtu si gjatë kohës që janë në poste shtetërore ku paguhen me miliona lekë paga, dieta financiare brenda e jashtë vendit, eskorta, dhurata, strehim, telefona, karburante, bileta udhëtimi, shpërblime e bonuse të tjera financiare nga taksat e shqiptarëve, kanë bërë ligj që edhe pensionet e tyre të pleqërisë t’i kenë mbi… 1 milionë lekë, madje “udhëheqësit” e lartë t’i kenë deri në 1500 dollarë në muaj, ose sa 16 pensione invaliditeti e sa 15 pleqërie të popullit!

-Mos u habitni, por pensione mbi 1 milionë lekë në muaj, sipas Ligjit Nr. 27/2015, datë 26 mars 2015 do të përfitojnë dhe shërbëtorët e shtetarëve si zëdhënësja, këshilltarë, drejtorja departamentesh, sekretare etj., mjafton tek kenë qenë deri në 2 vjet në shërbim të tyre, në çfarëdo lloj detyre të përcaktuar nga ligji i ri i pensioneve për shtetarët.

– Me ligjin në fjalë, duket haptazi, që shtetarët kanë strukturuar një “klikë” shoqërore e nepotike e cila përfiton pensione mbi 1 milionë lekë në muaj, madje edhe ata që kanë ikur nga postet qysh prej vitit 1996! Janë ndarë në grupe, sipas gradave të posteve që kanë mbajtur dhe mbajnë, duke përcaktuar masën e pensionit për secilin funksion.

– Përfitojnë pensione deri në 1 e mbi 1 milionë lekë të gjithë ata që kanë qenë shtetarë qysh prej vitit 1991, mjafton të kenë qenë 2 vjet në poste, por përfitojnë edhe paga shtesë kur nuk janë me në funksione, aq paga mujore, sa muaj kanë qenë në poste! Ndërsa shqiptarët dihet se çfarë pensionesh kanë, madje sipas INSTAT rezulton se 1 milionë, 57 mijë e 342 shqiptarë janë pa pensione për shkak se kanë qenë e vazhdojnë të jenë pa punë! Ndërsa shtetarët, me 2 vjet punë si shtetarë, përfitojnë pensione milionëshe! Ky ligj i ri pensionesh vetëm për shtetarët e lartë që edhe në pleqëri, u siguron atyre pensione mujore mbi 1 milionë lekë, vjen pas vendimit të votuar me mirëkuptim e fshehurazi nga të dy palët pozitë-opozitë, lidhur me rritjen e pagave e shpërblimeve të deputetëve nga 1 janari 2015, ndërkohë që kanë nxjerrë vendim për mos rritjen e pagave e pensioneve të popullit për 6 vitet 2015-2021, ndërsa në vitin 2022, por që hyri në fuqi në 2023 janë rritur me 5% pensionet, ndërkohë që inflacioni dhe çmimet janë rritur me 40%.

Lexo edhe :  Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve/ Thirrja e Bashës: Në 11 maj bëhuni pjesë e ndryshimit

Ja të ardhurat mujore të deputetëve, që kanë bërë ligjin për pensione mbi 1500 USD  për veten dhe shtetarët

Paga e deputetit: Nga 156 mijë e 750 lekë , bëhet 310 250 lekë (22 ditë).

Paga ditore e deputetit: Nga  71250 lekë në ditë dëhet 142 500 lekë në ditë.

Deputeti i grupit parlamentar me 10 deputetë: 15% shtesë page.

Kryetari i grupit parlamentar me më pak se 10 deputetë: 5% shtesë page.

Kryetarët e komisioneve parlamentare: 5% shtesë page.

Për 1 mbledhje komisioni: 20 mijë lekë të vjetra x 12 mbledhje në muaj = 240.000 lekë.

Deputeti përfiton: 20 shpërblime mujore, me nga 20 mijë lekë të vjetra.

Kryetari i komisionit paralamentar: 25 mijë lekë të vjetra për çdo mbledhje.

N/kryetari komisionit parlamentar: 22 mijë lekë të vjetra  për çdo mbledhje.

Deputeti përfiton: 240 mijë lekë të vjetra në muaj, për pjesëmarrje në sesionet normale.

Deputeti përfiton: 400 mijë lekë të vjetra në muaj për mbledhjet në komisione të veçanta.

Për çdo mbledhje të konferencës së kryetarëve: 25 mijë lekë të vjetra pagesë.

Për dietat brenda vendit: 4% e pagës. Nga  62710 lekë për çdo ditë shërbim në zonën ku është deputet me pagën e re bëhet 125 420 lekë të vjetra.

Deputeti përfitonte: 6 dieta në muaj me nga 62710 lekë të vjetra, ose 380 mijë lekë të reja në muaj x dyfishi me rrogat e reja = 760 mijë lekë.

Deputeti që nuk është banor i Tiranës, përfiton: 12 dieta mujore në muaj me 62710 lekë të vjetra, ose 75 mijë e 252 lekë të vjetra në muaj.

Deputeti kur del nga Tirana: 30  mijë lekë të vjetra për çdo natë fjetje në hotel, deri në 12 netë fjetje.

Pagesë telefoni për kryetarët e komisioneve dhe grupeve parlamentare: 200 mijë lekë të vjetra në muaj.

Pagesë telefoni për deputetin: 170 mijë lekë të vjetra në muaj.

Deputeti përfiton: 350 mijë lekë të vjetra në muaj, për transport publik.

Kredi strehimi: me 0% interes.

Ja rritja e bërë, për disa nga pensionet e popullit

Pensioni minimal

Ishte 12.024 lekë

Bëhet 14.350 LEKË

Pensioni mesatar

Ishte 26.548 lekë

Bëhet 28. 680 lekë

Pensioni i lartë

Ishte 29.189  lekë

Bëhet 32.110 lekë

Pensioni në fshat

Ishte 11.973 lekë

Bëhet 12.866 lekë

Ja pensionet e invalidëve

Personave me Aftësi të Kufizuara: 1200 lekë të reja në muaj.

Personat invalidë të verbër: 13 mijë e 250 lekë në muaj.

Invalidët paraplegjikë, pension: 1100 lekë të reja muaj.

Invalidët tetraplegjikë, pension: 1100 lekë të reja muaj.

Ja ndihma ekonomike mujore për popullin

Jepen 3000 lekë të reja në muaj për kryefamiljarin.

Jepen 2800 lekë të reja për bashkëshorten

Jepen 2260 lekë të reja për anëtarët e tjerë të familjes mbi moshën 18 vjeç.

Jepen 1900 lekë të reja në muaj, për anëtarët e familjes në dhe nën moshën 18 vjeç

Jepen 3600 lekë të reja në muaj, kur familja ka vetëm 2 bashkëshortë.

Jepen 4 mijë lekë të reja në muaj për viktimat e trafikimit (pa të ardhura)

Jepen 4 mijë lekë të reja në muaj për viktimat e dhunës në familje (pa të ardhura).

Disa paga punonjësish të shtetit

Punonjësit e Policisë: 59 mijë e 344 lekë

Ushtarakët/Mbrojtja: 56 mijë e 472 lekë

Nëpunësit e mesëm: 52 mijë e 199 lekë

Mësuesit e shkollave: 54 mijë e 828 lekë

Infermierët: 57 mijë e 854 lekë

Ja sa bëhen pagat bazë mujore, të disa prej shtetarëve që “qajnë” për varfërinë e popullit

Presidenti: 425 mijë lekë të reja në muaj

Kryeministri: 393 mijë lekë  të reja në muaj

Kryet. Kuvendit: 392 mijë lekë të reja në muaj

Zv/kryeministri: 340 mijë lekë të reja në muaj

Deputeti: 310 mijë lekë të reja në muaj

Ministri: 318 mijë lekë të reja në muaj

Prefekti: 190 mijë e 500 lekë

Kryetari Qarkut: 180 mijë lekë

Ja 60 funksionarët shtetërorë, që përfitojnë pensione milionëshe

Presidenti i Republikës

Kryetari i Kuvendit

Kryeministri

Zv/Kryeministri

Ministrat

Zv/Kryetari Kuvendit

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i Gjykatës së Lartë

Prokurori i Përgjithshëm

Kryetari i KLSH

Kryetari i SHISH

Shefi i Shtabit të Ushtrisë

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil

Zv/Kryetari KLD

Gjeneralët e ushtrisë

Kryepolicët me gradë “madhor”

Deputetët e Kuvendit

Anëtarët e KQZ,

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Anëtarët e Gjykatës së Lartë

Avokati i Popullit

Kreu i ILDKPKI

Kryetari Akademisë së Shkencave

Sekretarët e Shtetit

Zv/Ministrat

Shef Kabineti i Kryeministrit

Drejtore Sigurimeve Shoqërore

Guvernator i Bankës së Shtetit

Zv/Guvernator i Bankës së Shtetit

Kryeinspektor i Bankës së Shtetit

Kryetar i Gjykatës së Apelit

Kancelar i Gjykatës së Lartë

Sekretar i Përgjithshëm në Ministrisë

Drejtor i ISKSH

Drejtor i Shërbimeve Qeveritare

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve

Drejtor i Doganave

Zv/Kryetar i Akademisë së Shkencave

Sekretar i Shkencor i Akademisë së Shkencave

Zv/ Prokuror i Përgjithshëm

Shef Protokolli i Presidencës

Kryetar i Komitetit Olimpik

Drejtor i Përgjithshëm në Ministri

Drejtori i RTVSH,

Zv/drejtori i RTVSH

Drejtor i ATSH

Këshilltarët e Presidentit

Këshilltarët e Kuvendit

Këshilltarët e Kryeministrit

Këshilltarët e Ministrave

Avokati i Shtetit

Kryetari i Arbitrazhit të Lartë Shtetëror

Prefekti

Rektori Universitetit të Tiranës

Ambasador

Atashe Diplomatik

Kryetar Qarku

Drejtor i Arkivës Qendrore

Skandali-pa koment dhe paradokset shqiptare .

1-Ligji Nr. 9588, datë 25.7.2006 përcakton: Masa e pensionit nuk caktohet përpara daljes në pension

2- Pensioni pas 10 -15 vjetësh i deputetëve, ministrave dhe funksionarëve të lartë të shtetit do të jetë edhe për deputetët që kanë dalë në pension në 1992 e me pas.

Gazeta Telegraf

Të fundit

Seanca në GJKKO për “Sterilizimin”, biznesmeni Ilir Rrapaj humb ndjenjat në sallë

Këtë të hënë, po zhvillohet seanca në GJKKO për Sterilizimin. Mësohet iznesmeni Ilir Rrapaj, ka humbur ndjenjat në sallë.

Kompanitë e makinave, Honda dhe Nissan njoftojnë planet për t’u bashkuar

Kompanitë Honda dhe Nissan njoftojnë planet për t'u bashkuar pasi gjigantët japonezë të makinave luftojnë për t'u përballur me rivalët në automjetet elektrike. Sipas mediave...

Pyetja e Adit

Edison Ypi Pyetja duhet të jetë sa më e shkurtër. Pyetja më e gjatë se tre fjali, s'është pyetje, është pjerdhje. Që pyetja duhet më e shkurtër...

PD sot në protestë, policia: Bllokimi i rrugëve, vepër penale! Do ketë pasoja!

Lidhur me protestën e sotme të opozitës, policia e shtetit ka dalë me një njoftim për mediat. Aty thuhet se policia garanton të drejtën...

Nuk u shpall fituese e Festivalit të Këngës/ Reagon Elvana Gjata: 10 herë bie, 11 ngrihem

Këngëtarja Elvana Gjata arriti të sigurojë çmimin e dytë në edicionin e fundit të Festivalit të Këngës me këngën e saj “Karnaval”. Pavarësisht pritshmërive të larta dhe...

Lajme të tjera

Web TV