Shpërdorim detyre dhe dëm ekonomik/ Bici dërgon në SPAK drejtorin e Kadastrës Fier

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia shtetërore e Kadastrës ka kallëzuar sot penalisht pranë SPAK Drejtorin e DVASHK Fier, Arben Voja si dhe specialisten pranë DVASHK Fier, Shpresa Gjikondaj me akuzën: Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash në një dëm të përgjithëm për shtetin shqiptar prej 9.575.060 Lekë.

Nga kontrolli i ushtruar, janë gjetur 36 raste ku nga zyrtarët e lartë tashmë të kallëzuar penalisht, nuk është llogaritur tatimi prej 15 përqindësh.

Sipas verifikimeve, për të njëjtën pasuri të paluajtshme, drejtori i DVASHK Fier, pas aplikimeve të njëpasnjëshme ka nxjerrë deri në katër përllogaritje të ndryshme, duke shkaktuar në këtë mënyrë një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

Në një reagim të vetin, drejtoresha e Kadastrës Dallëndyshe Bici shkruan se: “Kam firmosur sot (dje) kallëzimin penal me akuzën “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash” me pasojë dëmin e rreth 9.5 milionë lekëve në buxhetin e shtetit, për dy zyrtarë të DVASHK dega Fier, drejtorin dhe një specialiste.

Grupet e kontrollit vazhdojnë verifikimet në çdo drejtori, e zyrë të ASHK.

Ata që u shërbejnë qytetarëve kanë punë me mua. Kush i shërben vetes në dëm të njerëzve, duke shfrytëzuar besimin e shtetit, ka punë me Prokurorinë”.

Të fundit

“Do e ruaj gjithmonë”, Spiropali reagon për dhuratën që Rexhep Selimi i dërgoi nga Haga

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka reaguar sot për dhuratën që luftëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi, i dërgoi nga...

Proda takim me shefat e rinj të komisariateve, zbardhen porositë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, zhvilloi një takim me shefat e rinj të komisariateve të policisë në vend. Drejtor...

Autori i masakrës në Magdeburg/ Psikiatër, anti-islam, fans i AfD-së dhe Elon Muskut

E kapën njëqind metra larg vendit të masakrës. Policia e ndaloi pranë një stacioni tramvaji, ai u shtri në tokë për t’u prangosur pranë...

Durim Bami para gjykatës në Dubai, pritet vendimi për ekstradimin në Shqipëri

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, Durim Bami vijon të mbahet i arrestuar në Dubai prej më shumë se një muaji e gjysmë...

Bombardimet në Gazë, Papa Françesku: Kjo është mizori, nuk është luftë

Papa Françesku përsëri i ka dënuar bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, duke thënë të shtunën se kjo nuk është luftë, por “mizori”. Një ditë...

Lajme të tjera

Web TV