Juristi tregon arsyet se përse Basha ka në dorë “armën” për ta “eleminuar” Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha duket se më në fund ka vendosur të rikthehet në politikë, pas tërheqjes një vjeçare. Të shumtë janë ata që kanë komentuar këtë vendim të zotit Basha, njëri prej të cilëve është edhe juristi i njohur, Kreshnik Spahiu.

Ky i fundit duke folur në një interviste televizive zbuloi skenarin që e pret Lulzim Bashën, për të cilin thekson se e presin sfida të mëdha brenda PD. Madje ai u shpreh se Basha ka një sfidë shumë më të madhe se të bëhet kryetari i Partisë Demokratike, që lidhet me kryesimin dhe bashkimin e opozitës që në këndvështrimin e juristit është më e madhe se PD-ja.

Ndërkohë duke komentuar ndryshimet e fundit në Kuvend për dyfishimin e pagave të deputetëve, ish-kreu i Aleancës Kuqezi, theksoi se shumica prej tyre nuk varen nga paga që marrin nga posti i tyre. Ai shtoi, se sipas informacioneve të tij, rreth 20% e deputetëve sipas deklarimeve që kanë bërë, nuk jetojnë me rrogën e deputetit.

Po ashtu, sipas Spahiut, referuar burimeve që e kanë informuar, prej dy vitesh kjo pjesë e deputetëve jeton me të ardhura të tjera dhe jo me pagesën që marrin nga shteti. Më poshtë gazeta po sjelle reagimin e plotë të zotit Spahiu.

Rikthimi i Lulzim Bashës

Zoti Lulzim Basha ka një sfidë specifike. Sfida e Lulzim Bashës nuk është a do të bëhet kryetar PD-je, sfida e Lulzim Bashës është a do të bëhet dot kryetar i opozitës.

Ku është ndryshimi i njërës me tjetrën? Ndryshimi është shumë i madh sepse populli opozitar në Shqipëri është shumë më i madh se Partia Demokratike, qoftë me 100 mijë, 200 mijë apo dhe 500 mijë vota. Unë mendoj që ka dhe 700 mijë të tjerë që kanë bojkotuar dhe nuk kanë votuar, që jetojnë në Shqipëri.

Lulzim Basha, a e bashkon dot PD-në, një, dhe e dyta a e bashkon dot opozitën. Për këtë ka kohë pak muaj për ta bërë sepse forca e Lulzim Bashës, prej gjithë infrastrukturës dhe logjistikës që ka PD-ja zyrtare është më e madhe sot.

Qeveria “Rama”

Ti ju referove Greqisë, Ciprasit që mori vota nga thesi i socialistëve dhe të majtës në Greqi. Vijmë pastaj në një krahasim tjetër. Në Shqipëri kemi më shumë modelin turk sesa atë grek dhe francez. Rama ka dy dekada në pushet, kush ka dy dekada në pushtet Erdogani, në Shqipëri nuk është represioni i Turqisë, nuk është akuzuar asnjë lider opozitar, asnjë nuk është arrestuar, në Shqipëria në media 24 orë hap televizorin sheh Berishën, sheh Ilir Metën, edhe panelet e debateve i kanë 24 orë në dispozicion.

Lexo edhe :  "Arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz", zbulohet raporti i Avokatit të Popullit

Mekanizmin elektoral që është në fuqi në Shqipëri që përjashton edhe 50 për qind të votave e emigrantëve arrin që të kontrollojë të gjithë stanin dhe bagëtinë elektorale që është shumë e vogël në numër. Me copëzimin e opozitës të gjitha këta emra nëse futen në farë elektorale të vetëm, të gjithë këta jo vetëm që kryeministra nuk bëhen por rrezikojnë që të hyjnë edhe në Parlamentin e 2025.

E gjitha skema e copëzuar opozitare me ligjin që është në fuqi çon ujë në pushtetin e Edi Ramës. Ligji elektoral nuk të mundëson në asnjë mënyrë produktin e rotacionit apo rrëzimit të regjimit politik nëse nuk ka një opozitë të vetme në zgjedhje.

Rritja e pagave

Në pushet sot qeverisë një parti që është PS dhe janë të majtë. E majtë është ajo që bëri e majta gjermane që sa erdhi në pushtet rriti pagën minimale kjo quhet e majtë. Kur fillon me rrogat e veta nuk është vendim i të majtëve. Nga të gjitha statistikat e ILDKP të subjekteve që janë subjekte deklarimi pasurie edhe të atyre që s’janë, subjektet që prekin më pak llogarinë e bankës janë deputetet e ministrave.

Kanë burime të tjera më të mëdha sesa paga. Një qeverisje e majtë në projeksionin dhe planin për rritjen e pagave e nis nga shtresat në nevojë që kanë nevojë për rrogën. Me ligj të veçantë të vitit 2006 të gjithë deputetët ministrat dhe subjekte të tjera marrin pension special se kanë qenë 4 vite deputet  dhe atyre që iu rrit paga  kur të shkojnë 65 vjeç nëse shkojnë 100 vjeç të marrin 2 mijë euro pension.

Vijmë tek përfitimet suplementare , nëse do të  hiqeshin të gjitha honoraret dhe përfitimet sekondare. Deputeti gjerman merr më pak se hidrauliku , nuk ka pasur arsye Parlamenti të filloj nga vetja.

Të fundit

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi...

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Lajme të tjera

Web TV