Rama në Sarandë: Njerëzit na votuan sepse presin më shumë nga ne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në kuadër të turit falenderues për besimin që i dhanë qytetarët me 14 Maj, është ndalur në Sarandë. Nga qyteti bregdetar, kreu i qeverisë tha se qytetarët votuan PS-në pasi presin më shumë nga ta. Ai tha se vota është një përgjegjësi për të përmirësuar marrëdhëniet me qytetarët.

“Njerëzit janë të bindur se mund t’i përmbushin pritshmëritë e tyre. Por më e rëndësishme për ne që udhëheqim që nga unë, deputetët, kryetarët e bashkive dhe këshilltarët është që të kuptojmë se vota e 14 majit nuk është shprehje e një kënaqësie të madhe në raport me ne dhe qeverisjen tonë në rang kombëtar apo vendor.

Njerëzit nuk kanë votuar sepse janë të kënaqur nga puna jonë por pavarësisht se janë të pakënaqur sepse presin më shumë nga ne dhe është një vlerësim i jashtëzakonshm që në mes të mandatit të tretë, njerëzit të kenë pritshmëri të larta si ato që u shprehën me votën e 14 majit.

Por nga ana tjetër për ta kuptuar atë votë mirë dhe për të mos fluturuar mbi re por për të punuar më tepër, kokëulur dhe duke ua ditur për nder njerëzve që pavarësisht se nuk i kemi bërë mirë gjitha gjërat dhe kemi bërë gjëra që s’jemi krenar, njerëzit na kanë besuar dhe na kanë dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme.

Kjo duhet të jetë gjëja që nuk duhet të harrojmë asnjë ditë kur të shkojmë në punë sepse kështu mund tjua kthejmë njerëzve një pjesë të këtyre pritshmërive.“, tha Rama

Të fundit

SPAK sekuestron 3 milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri!

Gjykata e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka sekuestruar pronat e ish-drejtuesit të policisë, Oltian Bistri, të...

Doli pak më parë nga Prokuroria/ Meta: U bëj thirrje të paktën të rregullojnë ashensorin!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës ku është marrë në pyetje lidhur me kallëzimin...

FOTOLAJM/ Militanti i Berishës qesen me mollë, qepë e karrota, godet bashkinë e Tiranës

Sa vjen e pakësohet numri i militantëve që I bashkohen Rithemelimit në protestën para bashkisë së Tiranës.LSA ka filmuar një moment kur një militant...

FOTO/ Argita Malltezi sërish në protestë, nuk harron mesazhin në bluzë: Lironi babanë

Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës mori pjesë sërish në protestën para Bashkisë së Tiranës. Argita Malltezi shfaqet teksa mban veshur bluzën e bardhë me...

Kallëzimi për ndërhyrjen në serverat e PL-së/ Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës

Ilir Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës. Bëhet me dije se ai është paraqitur për të dhënë sqarime në lidhje me kallëzimin e bërë,...

Lajme të tjera

Web TV