Vallet shqiptare publikohen në mediat franceze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mentor HOXHA, Francë

Për tre ditë me radhë (19-21 maj 2023) vallet epike, lirike dhe moderne shqiptare u prezantuan nëPanairin epërvitshëm tëArteve Pamore në Lyon të Francës me temë “La danse” (Vallja) në Espace Jean Poperen në Salon d’Arts Plastique, Meyzieu ku morën pjesë mbi dyzetartistë tëfushave të ndryshme. Panairi organizohet çdo vit nga Shoqata e Krijuesve Majolans. Nga viti 2021, në këtë ekspozitë merr pjesë edhe piktori i njohur shqiptar, Klement Sina, i cili prej 8 vitesh vitesh banon familjerisht në Lyon. Ai u paraqit këtë herëme disa tablo me valle shqiptare epike, lirike dhe moderne, si Vallja e shpatave, Vallja e Shamijave, Vallja dyshe e burrave të Dibrës dhe me një valle moderne. Këto valle tradicionale shqiptare ngambarë trevat shqiptare, tërhoqën vëmendjen e vizitorëve të shumtë, por edhe të mediave franceze, të cilët i publikuan edhe në faqet e tyre elektronike dhe të printuara.Gazeta kryesore e Lyonit, e përditshmja “Le Progres” publikoime 21 maj një foto të piktorit shqiptar përballë tablove të tij me vallet shqiptare, i fotografuar nga fotografi i njohur francez, Christian Gizon. Në diçiturën e fotos shkruhet: “Klément Sina, peintre Albanais de Décines et la danse du sabre” (“Klément Sina, piktor shqiptar nga Décines dhe vallja e shpatës”).Krahas kësaj ekspozite në Francë ku Klementi merr pjesënë tre vitet e fundit,ainjëkohësisht merr pjesëqë nga viti 2014 edhe në ekspozitën e përvitshme “Pranverë Art 2023”.Nëkëtë ekspozitë qëu hap më 21 maj 2023 në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, Klementi ka paraqitur disa punime në pikturë, si dhe instalacionin me temë “La Victoire”.

Në qytetin e Lyonit jetojnëdisa artistë të njohur shqiptarë, si sopranoja Alketa Çela, piktorja, prezantuesja dhe poetja, Hana Xhihani (autore e disa librave me poezi dhe e shumë pikturave të bukura)etj. NëLion janë arsimuar edhe disa artistë tënjohur shqiptarë, si pianistja, Viola Paço, violinisti Kledis Rexho, këngëtarja dhe prezantuesja, Klodiana Vata, fotografët e shquar, Kel dhe Gegë Marubi (Kodheli). Të dy u specializuan për fotografi në Shtëpinë e famshme filmike të vëllezërve Lumiere nëLyon të Francës, shkolla e parë e fotografisë dhe kinemasë botërore, e themeluar nga vëllezërit Lumière. Kel Marubi ështëfotografi i parë shqiptar dhe themeluesi i fotografisë shqiptare, kurse Gegë Marubi është ndër fotografët më të njohur në Shqipëri dhe në Ballkan nëvitet ’20-’30. Ai fotografoi shumë personalitete dhe ngjarje të rëndësishme shqiptare në vitet ’20-‘30. Gjithashtu, është i pari në Shkodër dhe Ballkan që solli kinemanë e qytetit. Pas specializimit në Lyonai e pasuroi shumë fotografinë, pasi përdori celuloidin në vend të pllakave të qelqit, duke bërë që studioja “Marubi” të shënojë sukseset më të mëdha në historinë e saj. Në Saint Etien (Prefektura e Lyonit) ka jetuar dhe krijuar edhe kompozitori i njohur Muko Neço,i njohur edhe si Neço (Nestor) Muko Himarjoti. Ai është kompozitori më i njohur i polifonisë himariote në vitet ’30-të dhe kompozitori që e bëri të njohur në Francë dhe në Evropë këngën popullore (tradicionale) shqiptare të kultivuar përmes inçizimeve që bëri në Paris më 1930 në studion e famshme diskografike “Pathe” me sopranen e famshme shqiptare Tefta Tashko-Koço. Përveç bukurisë së këngëve dhe cilësisë së tyre në raport me regjistrimet para kohës së tij, këto disqe krijuan një tjetër dimension për Shqipërinë në Francë, Europë, Ballkan dhe Shqipëri.Rrugën e artit në këtë qytet po e vazhdon edhe një djalë 12 vjeçar, Rafael Shehi , i cili prej vitesh jeton familjerisht në Lyon. Rafaeli që 5 vjeç është marrë me vizatim dhe muzikë. Prej disa vitesh ai ndjek një kurs profesional gjeneral vizatimi. Në kolegj është pjesë e korit të shkollës, luan djembe dhe së fundi po shkruan edhe tekste këngësh (rap). Në ekspozitën kushtuar të rinjve të MJC që u hap më 4 maj në Lyon 5, Rafaeli ekspozoi disa nga punimet e tij më të mira, ndërkohë u shfaq videoklipi i këngës që grupi kishte përgatitur për të. Rafaeli që 7 vjeç, është regjistruar me Skutet, Guide de France nga ku herë pas here bëjnë aktivitete dhe kampe të ndryshme.Muajin e kaluar është regjistruar dhe tek TUMO, Region Auvergne Rhône Alpes ku shumë të rinj mësojnë teknologjinë. Rafaeli është regjistruar në muzikë, design graphiques dhe modelim 3D. Pa harruar basketbollin 2 herë në javë. E ëma e Rafaelit, Elisabeta Gjegji (Shehi) punon si ekonomiste dhe është nënkryetare e shoqatës shqiptare“Iliria”, shoqata e vetme shqiptare në Lyon me kryetare, Znj. Rina Çela-Grasset (autore dhe përkthyese e disa librave në shqip dhe frëngjisht).

Lexo edhe :  23 Prilli – Dita e Librit/ Lufta e vështirë e librit, me një lexues që ka humbur durimin

 

Të fundit

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shumë herët, filloni me këto pesë zakone të thjeshta të shëndetshme...

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV