Spahiu zbulon skemën që po përdor Berisha për të “thyer” izolimin e SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën gjeopolitike në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa ka folur edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin kosovar, Albin Kurti.

Zoti Spahiu ka shfrytëzuar dje një intervistë televizive dhe rrjetet e tij sociale për të zbardhur me detaje qasjen politike që po bëjnë liderët Rama-Berisha-Kurti, të cilëve iu ka dhënë edhe disa “shuplaka”.

Fillimisht juristi Spahiu theksoi dje në një intervistë televizive se ka një ndryshim mes lidhjeve diplomatike të kryeministrit Rama dhe udhëheqësit të një pjese të opozitës, Sali Berisha, duke treguar skemën që po përdor kreu i “Foltores” për të “thyer” izolimin e SHBA dhe Britanisë së Madhe.

Sipas Spahiut, Berisha e shikon Athinën dhe Greqinë si e vetmja rrugë në mënyrë që ai të vendosë më vonë disa marrëdhënie diplomatike, ndërsa nga ana tjetër kryeministri Rama ruan lidhjet diplomatike me aksin Uashington-Berlin-Stamboll.

“Janë pikërisht këto ndryshime në lidhjet diplomatike që sipas Spahiut kanë bërë që Rama të shfaqet si një mbështetës i madh i qeverisë së Erdoganit në Turqi, ndërsa Berisha të pozicionohet kundër tij.

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare. Qeveria socialiste është pozicionuar pro pushtetit në Turqi, që do të thotë pro Erdoganit. Nga ana tjetër opozita shqiptare, e përfaqësuar nga Berisha dhe Meta janë pozicionuar hapur kundër Erdoganit duke e konsideruar rrezik neo-otomanizmin në Ballkan.

Berisha ka thënë në një intervistë dy muaj më parë se partneri kryesor i Shqipërisë në procesin e integrimit s’mund të jetë Turqia, por duhet të jetë Greqia. Pra ka një ndarje ideologjike, diplomatike të koncepteve që ka Rama dhe Berisha në Lidhje diplomatike.

Berisha e shikon Greqinë dhe Athinën si “Arka e Noes”, e cila mund ta shpëtojë nga oqeani ku ai ndodhet mes Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Europës dhe i ka mbetur Greqia, për të krijuar lidhje diplomatike. Ndërsa Rama ka ndërtuar një mbështetje diplomatike tjetër, mbështetja diplomatike e Ramës, është Uashington-Berlin-Stamboll”, deklaroi Spahiu.

Njerëzit e Rusisë në Ballkan

Ndërkohë juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar edhe situatën në Kosovë. Të premten që shkoi grupe qytetarësh serbe u përplasën me Policinë e Kosovës, e cila tha se po ndihmonte kryetarët e rinj të tre komunave të banuara me shumicë serbe në veriun e vendit, për të hyrë në zyrat e tyre.

Policia hodhi gaz lotsjellës në hyrje të komunës së Zveçanit për të shpërndarë turmën e cila hodhi shashka dhe gurë mbi pjesëtarët e policisë, ndërsa i vuri flakën të paktën një makine të policisë. Këto incidente u dënua nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa kritikuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilit i kërkuan të tërhiqet.

Por në të njëjtën linjë me SHBA-BE është rreshtuar dje edhe juristi Spahiu, i cili ndërsa qorton në rrjetet sociale kryeministrin Kurti, e paralajmëron këtë të fundit se nëse nuk bën sikundër ja kërkon Uashingtoni dhe Brukseli, do përfundojnë si dy njerëzit e Putin në Ballkan, sikundër janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, të cilët janë shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Problemi është që mos mbërrij ajo ditë sepse po u soll kështu ky s’do jetë kryeministër sepse SHBA mund ta shpall Non-Grata njësoj si “sovransti” i Tiranës dhe Dodiku i Republikës serbska.

Albinit dy herë ju hoq viza amerikane kur ishte në opozitë, herën e tretë rrezikon që mund t’ia heqin përjetësisht si miku i tij në Tiranë”, shkruan Spahiu në rrjetet sociale, reagim të cilin gazeta “SOT” po e pasqyron të plotë më poshtë.

Ja statusi i plotë i Kreshnik Spahiut

“Sovranistët” e Kosovës dhe Shqipërisë janë idiotë apo spiunë të Rusisë?

Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, Albin Kurti s’e mbron dot sovranitetin e Kosovës as 24 orë. Kush mendon ndryshe në rastin më të mirë është idiot dhe në rastin më të keq spiun i Serbisë ose Rusisë. Kosova sot ka një sovranitet të kufizuar dhe çdo lider sovranist i Prishtinës apo Tiranës është i çmendur ose agjent i shërbimeve anti-shqiptare.

Lexo edhe :  Vota e Diasporës/ Mbyllet regjistrimi, gati 233 mijë aplikime të pranuara

E imagjinoni dot Tajavanin të përplaset diplomatikisht me Amerikën? Tajvani është 1000 herë shtet më i zhvilluar ekonomikisht dhe ushtarakisht se Kosova, por pavarësia e Tajvanit mund të shkërmoqet 24 orë prej Kinës nëse largohet Amerika.

S’ka turp dhe mosmirënjohje më të madhe se përplasja e politikanëve shqiptarë me SHBA. Në rastin konkret përplasjet e Kurtit me SHBA dhe BE, do i sjellin Kosovës pasoja të rënda. Pas çerek shekulli të luftës në Kosovë, për herë të parë SHBA dhe BE konsiderojnë shtetin e Kosovës të dhunshëm dhe serbët viktima të kësaj dhune. Trashëgimtarët e Bill Klintonit i cili derdhi lot, gjak dhe miliarda dollarë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës po ndeshin në një mosmirënjohje klasike në dy gjysëm shtetet shqiptare në Ballkan.

Albin Kurti i cili nuk pati kurajon të jap dorëheqje para Marrëveshjes së Ohrit e kanë kapur ethet e detyrimeve që rrjedhin nga kjo marrëveshje. Atij i duhet të përmbushë detyrimin për lejimin e Asosacionit të 10 komunave serbe në Kosovë.

Duke parë humbjen e elektoratit ai demonstrojë forcën në veri të Kosovës. Falangat serbe të dirigjuara nga Vuçiç padyshim që provokuan dhunë dhe kryeministri Kurti kishte mundësinë që fajin t’’a u linte serbëve dhe jo Kosovës.

SHBA-BE-Gjermani kritika Kosovës

Sot SHBA, BE, Berlin apo Brukseli konsiderojnë fajtor të dhunshëm shtetin e Kosovës dhe nga ana tjetër viktimë minoritetin serb. Albini i bëri nderin e jetës Vuçiçit, i cili ka prekur fundin politik dhe është diskredituar nga lidhjet e tij me mafien dhe aferat korruptive. Në ditën e tij më të keqe, Vuçiç e ka bërë Serbinë partnere më të afërt me perëndimin sesa Kosova, dhe e gjitha kjo falë Albin Kurtit.

Albin Kurti nuk e ka kuptuar ende që s’mund ti tregojë ai SHBA dhe BE se si duhen zgjidhur projektet e tyre në Ballkan. Albini duhet kuptojë që Amerika ka prioritet luftën me Rusinë dhe konfliktet me Kinën dhe jo fshatrat e Kosovës. Albini duhet të kujtojë se ai është i përkohshëm dhe Kosova e përjetshme.

Albini duhet të qartësohet që Kosovën as nuk e çliroi dhe as nuk e krijoi ai por SHBA dhe UÇK. Albini dukshëm do më shumë pushtetin sesa shtetin dhe për këto arsye po mendon për disa vota aktivistësh sepse po ndjen zgjedhjet e parakohshme.

Lëvizjet e partnerëve dhe plani B që e pret Kosovës

Sot Kosova nuk ka nevojë për një kryeministër që e izolon por që e hap Kosovën. Përplasja me perëndimin mund t’i detyrojë amerikanët të sjellin në tavolinë “Planin B” që është ndarja ose autonomia e serbëve në Kosovë. Prandaj Albin Kurti duhet kuptojë që pakicat kombëtare nuk i shtyp dot me dhunë kur ke një shtet prej kartoni dhe një sovranitet si tullumbac.

Rrugë të mesme nuk ka: Ose do bashkëjetosh me pakicat serbe me kushtet e Amerikës, ose shumë shpejt do ketë në tavolinë opsionin e autonomisë të imponuar nga perëndimi.

Atëherë do e shikonim Albin Kurtin sa byth do kishte të nxjerrë policinë apo ushtrinë kundër NATO-s. Problemi është që mos mbërrij ajo ditë sepse po u soll kështu ky s’do jetë kryeministër sepse SHBA mund ta shpall Non-Grata njësoj si “sovransti” i Tiranës dhe Dodiku i Republikës serbska. Albinit dy herë ju hoq viza amerikane kur ishte në opozitë, herën e tretë rrezikon që mund t’ia heqin përjetësisht si miku i tij në Tiranë.

Albini s’do jetë kryeministër por zjarri që po ndez në veri mund ti dal tym i zi shumë shpejt në gjithë Kosovën. Le të lutemi që të jetë “budallallëk” ashtu siç e quajti dje emisari gjerman Albin Kurtin.

Të fundit

Lëkundje tërmeti në Meksikë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.6 goditi rajonin e Oaxaca në Meksikë, sipas Institutit Gjeofizik të Gjermanisë (GFZ). Lëkundjet shkaktuan panik...

SUPERIORE/ Katër ekipet e para zbresin në fushë! Vllaznia mund Partizanin në Shkodër

Kategoria Superiore luajti javën e 28-të, me katër ekipet pretendente që zbritën në fushë për të luajtur përballë njëra-tjetrës. Në Rrogozhinë, Egnatia u ndesh me...

AMA tryezë për gjuhën e urrejtjes: Sfidë jo vetëm e medias, provokon reagim emocional

Gjuha e urrejtjes në platformat e komunikimit dhe media po përdoret si mjet manipulimi, për të provokuar reagim emocional, si teknikë për të deformuar...

Çfarë sjell ndërprerja e shpërndarjes së inteligjencës amerikane me Ukrainën?

Ekspertët thanë se ndikimi i kufizimeve të SHBA-ve në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën do të varej pjesërisht nga ajo që ishte ndalur saktësisht...

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit të “bekuara” nga yjet! Do të kenë shumë fat dhe para

Marsi i vitit 2025 sjell energji pozitive për tre shenja të zodiakut , pasi pozicionimi i Diellit me Hënën krijon një periudhë prosperiteti. Ky muaj...

Lajme të tjera

Web TV