Largojeni Albin Kurtin pa i vënë flakën Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kreshnik Spahiu

Dorëheqja e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës është shumë pak, sepse Kosova duhet tëheqi dorë nga Albini për të mos u larguar nga Amerika dhe Perëndimi.

Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sapo deklaroi: “Ne i kemi kërkuar [kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që të marrë hapa drejt uljes së tensioneve në veri. Ai nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave. Ne jemi duke analizuar se cilat do të jenë veprimet tona”.

Sot nuk ka pasur aktivitet për Defender Europe ’23, dhe nuk do të ketë. Për Kosovën, ato stërvitje kanë përfunduar”, tha ai. Zyrtarisht Albin Kurti ka krisur pa kthim marrëdhëniet e Kosovës me SHBA dhe BE. Por kjo është pasoja e një kronike të paralajmëruar.

Njeriu që dy herë ju hoq viza amerikane kur ishte kryetar opozite, ka një mardhënie jo miqësore me SHBA.

Tensioni mes qeverisë Kurti shënoi kulmin kur ministrat e tij u ndalun të udhëtojnë në SHBA dhe sekratari i Shtetit Blinken e shmangu një takim me Kurtin në Samitin e Munihut. Prej disa vitesh Albin Kurti ka mbjellë farën e anti-amerikanizmit në Kosovē.

Aktivistët e tij në Facebook më shumë shajnë Amerikēn sesa Serbinë dhe Rusinë.

Gradualisht votuesit e tij harruan që Kosovën e çliroi Amerika dhe Perëndimi, dhe jo Albini. Mosmirënjohja e turmës së Vetëvendosjes ndaj SHBA dhe Europës ka befasuar gjithë planetin. Trushpëlarët e Vetëvendosjes harruan që Amerika, Gjermania, Britania, Europa kanë shpenzuar gjak, djersë dhe miliarda dollarë për çlirimin e Kosovës dhe krijimin e shtetit të pavarur.

Djemtë e Europës dje i plagosën për kufijtë e shtetittë  Kosovës dhe jo për pushtetin e Albin Kurtit.

A e mendojnë kosovarët e Vetëvendosjes çfarë do ndodhte në Amerika do qëndronte neutrale në luftën e Kosovës ashtu siç qëndroi shumë kohë në Bosnje?

Lexo edhe :  Përse forcat e 'reja' u kthyen në parti tezesh të irrituara?

A e dinë aktivistët e Vetëvendosjes se kundër Serbisë kemi luftuar disa shekuj pa Amerikën dhe nuk kemi krijuar dot shtet?

Kjo është luftë. Rusia dhe Kina u solidarizuan me Vuçiç, ndërsa Albin Kurti nuk u koordinua me SHBA dhe BE.

Nëse e bën se është budalla apo e bën se e ka mision spiunazhi kjo s’ka rëndësi?

Në të dy rastet Kosova duhet rreshtohet kundër Albin Kurtit dhe pro Amerikës, në të kundërt Kosova duhet përgatitet me braktisjen e Perëndimit dhe Plani B, është ndarja e Kosovës.

Dhe nëse Kosova do votojë Albinin, atëhere do i duhet të luftojë kundër gjithë planetit: Serbisë, Rusisë, Amerikës, Europës dhe Kinës.

Atëhere do shikonim katundarët e Vetëvendosjes që kanë uniformë policia sa bythë do kishin të mbronin kufijtë dhe pavarsinë e Kosovës, nëse për ndarjen e saj do binte dakort së bashku Lindja dhe Perëndimi.

Andaj sot nëse ju pyet dikush: “Qysh është situata në Kosovë?” Duhet ti përgjigjemi, ashtu siç e don Albini dhe hasmi jonë Rusia.

Largojeni Albin Kurtin pa i vënë flakën Kosovës. Çdo minut pranë Albinit, janë vite larg perëndimit. Kosova nuk e meriton të shpallet non-grata nga Amerika. Lëreni vetëm Albinin në atë listë të zezë.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV