Tensione në veri/ Begaj telefonatë urgjente me komandantin e KFOR-it, zbardhet biseda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komandati i KFOR-it, gjeneralmajor Michele Ristuccia ka biseduar në telefon me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në një postim në rrjetet sociale nga KFOR, thuhet se Begaj ka shprehur mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it.

Ndër të tjera shkruhet se Begaj i ka uruar shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu mbështetjen e plotë për misionin e KFOR-it dhe aktivitetet e tij dhe u uroi shërim të shpejtë ushtarëve të lënduar në demonstrata”, thuhet në njoftimin e KFOR.

Që nga 26 maji, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur, pas hyrjes në objektet komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.

Serbët po protestojnë për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë, por edhe për të kërkuar tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Të fundit

73,5 mln euro! Arsenali më në fund arrin akordin për sulmuesin

63,5 mln euro plus 10 mln euro bonuse. Arsenali me këto shifra ka finalizuar marrëveshjen me Sporting Lisbonën për...

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak pasi u shpall zyrtarisht i...

Bie në det helikopteri që po fikte zjarret, pilotët dalin me not

Një helikopter që ishte angazhuar në fikjen e zjarreve në zonën e Aspropyrgos në Greqi, bëri një ulje emergjente në det, në Gjirin e...

Lapaj e ftoi të hiqnin dorë të dy nga mandati, reagon Shabani

i është përgjigjur Adriatik Lapajt, i cili ditën e sotem nga selia e "Shqipëria Bëhet" e ftoi të dy bashkë të heqin dorë nga...

Rama publikon videon nga Thethi: Pas operacionit nga… kanceri

Disa ditë pas përfundimit të aksionit të IMT-së në Theth, ku u prishën ndërtimet e paligjshme, kryeministri Edi Rama ka postuar pasditen e sotme...

Lajme të tjera

Web TV