Beleri në burg për blerje votash/ Ministri i Jashtëm grek takim me Xhaçkën në Oslo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, do të zhvillojë një takim me Ministrin e Jashtëm grek, Vassilis Kaskarelis, për të diskutuar në lidhje me rastin e arrestimin e Fredi Belerit, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën i cili doli fitues në zgjedhjet vendore.

Në një postim në Twitter, Ministri grek shkruan se në diskutimet me Xhaçkën do të kërkojë lirimin e Belerit.

Në orët në vijim do të takohem me Ministren e Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka në Oslo, për të ngritur çështjen e lirimit të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe partnerit të tij Pandeli Kokaveshi”, thotë z.Kaskarelis.

Xhaçka dhe Kaskarelis do të takohen në Oslo, ku po marrin pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s.

Beleri u arrestua më 12 maj, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë, pasi akuzohet se u ka premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës.

Hetimet ndaj tij kishin nisur më 9 maj pas referimit të rastit nga policia e Vlorës, dhe u mbështet me pamje filmike dhe përgjime pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët Belerit dhanë 40 mijë lekë për 8 vota.

Në zgjedhjet e 14 majit Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” u shpall fitues në Bashkinë Himarë përballë Jorgo Goros me një diferencë prej 19 votash.

Të fundit

Qumësht apo lëng portokalli, cilin duhet të konsumoni në mëngjes

Nëse ju pëlqen ta nisni ditën me lëngje se sa me ushqim, gjasat janë që të jeni të dyzuar...

Sot, në përvjetorin e vdekjes së akademikut dhe albanologut të madh, Martin Camaj

33 vjet më parë u nda nga jeta shkrimtari, akademiku dhe albanologu, Martin Camaj (21 korrik 1925 -12 mars 1992). Camaj lindi më 21 korrik...

Rama ironizon opozitën: Kujtim Gjuzi është më simpatiku, të tjerët s’kanë as mustaqe

Kryeministri Edi Rama në një dalje për media ka ironizuar koalicionin e opozitës, ndërsa nuk ka kursyer batutat për Kujtim Gjuzi. Edi Rama: Nuk do...

Shqipëria rrezikon të zbrazet më tej nga popullsia!

Faktorë të tillë si ndotja e ajrit, pensionet e ulëta dhe kontratat e punës, po bahen nxitës të rinj të emigracionit. Por paga më e...

Lista e deputetëve të Partisë Socialiste: Kush ikën dhe cilët janë emrat e rinj

Mbrëmjen e sotme, Partia Socialiste do të vendosë përfundimisht për listën e saj të kandidatëve për deputetë. Ajo që dihet deri më tani është...

Lajme të tjera

Web TV