“Situata më e rënda që nga viti 1999”/ Haradinaj: Kurti të largohet, paraqet rrezik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se është i shqetësuar për situatën e krijuar në veri të vendit.

Në një deklaratë pas mbledhjes së Kryesisë së AAK, Haradinaj u shpreh se situata është më e rënda që nga viti 1999, duke shtuar se përgjegjës për është kryeministri Albin Kurti.

Ai ka përsëritur edhe sot kërkesën për dorëheqjen e Kurtit, me arsyetimin se paraqet rrezik për vendin.

“Jam shumë i shqetësuar për situatën në vend. Ajo sot është më e rënda që nga viti 1999. Shoh përgjegjës të drejtpërdrejtë të kësaj situate, kryeministrin Albin Kurti.

Prandaj ai duhet të largohet menjëherë. Çdo ditë e tij në krye të Qeverisë, është e dëmshme dhe e rrezikshme për vendin”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se është hera e parë në histori që miku më i madh i Kosovës, ai që luftoi për lirinë tonë dhe që i vuri themelet e shtetit të pavarur të Kosovës, Amerika, i vendos sanksione Kosovës.

“Dhe fajtor për këtë është një njeri, Albin Kurti.

Prandaj u bëj thirrje të gjithë atyre që ia duan të mirën vendit të tyre, qofshin në Vetëvendosje apo në partitë tjera politike, qytetarë në vend e në diasporë, që sot ta ndihmojnë Albin Kurtin, dhe ndihma e vetme e tyre është që ta bindin Albin Kurtin që të largohet nga kreu i Qeverisë, sepse është bërë i dëmshëm dhe i rrezikshëm për të ardhmen e këtij vendi.

Ai i cili i sjellë sanksione Kosovës nga Amerika, (kushdo qoftë ai) nuk mund ta drejtojë këtë vend”, tha ai.

Të fundit

1945 – Apokalipsi në Hiroshima: kur njerëzimi kaloi pragun atomik

Më 6 gusht 1945, ora shënonte 8:15 të mëngjesit në qytetin japonez të Hiroshimës, kur një dritë verbuese, pasuar...

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri–Letoni, mbyllen tribunat pas porte

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se nga kjo e mërkurë nis shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Letoni, e vlefshme për...

“Jam si Navalny”/ Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, seanca shtyhet në 8 gusht

Ish-presidenti Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë, pak orë pasi SPAK mbylli hetimet ndaj tij dhe katër personave të tjerë. Meta thotë në...

VIDEO/ Richard Grenell zgjedh rivierën shqiptare për të kaluar pushimet

Ish-i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po shijon pushimet verore në Shqipëri. Grenell ka ndarë një video...

Vlorë/ Hyri për t’u larë në det, ndërron jetë 59-vjeçarja!

Një 59-vjeçare ka ndërruar jetë sot në Vlorë teksa hyri për t’u larë në det. Paraprakisht dyshohet se viktima pësoi goditje në zemër. Trupi i 59-vjeçares...

Lajme të tjera

Web TV