Çfarë lidhje kanë patatet e skuqura me ankthin dhe depresionin?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Patatet e skuqura janë një ushqim i shijshëm për shumë njerëz, por këto ushqime mund të kenë një ndikim negativ te shëndeti mendor.

Një ekip hulumtues në Hangzhou, Kinë, zbuloi se konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të skuqura, veçanërisht patateve të skuqura, rriste me 12%rrezikun për ankth dhe 7% rrezikun për depresion, në krahasim me njerëzit që nuk hanin ushqime të skuqura.

Ushqimet e skuqura janë faktorë rreziku për obezitetin, presionin e lartë të gjakut dhe shumë sëmundje të tjera.

Megjithatë, ekspertët që studiojnë ushqimin thanë se rezultatet janë paraprake dhe nuk është domosdoshmërisht e qartë nëse ushqimet e skuqura po nxisin probleme të shëndetit mendor, apo njerëzit që përjetonin simptoma të depresionit ose ankthit hanin më shumë ushqime të skuqura.

Sidoqoftë, ushqimet e pashëndetshme dhe me vlera të pakta ushqyese ndikojnë te humori dhe gjendja jonë duke ndikuar për keq te shëndeti mendor.

Në studimin e ri, studiuesit sugjerojnë se akrilamide, një kimikat i formuar gjatë procesit të skuqjes, veçanërisht te patatet e skuqura, është fajtor për rrezikun më të lartë të ankthit dhe depresionit.

Studiuesit ekspozuan një lloj peshku ndaj kimikatit dhe panë se ekspozimi afatgjatë bëri që peshku të banonte në zona të errëta brenda rezervuarit, një shenjë e zakonshme e një niveli më të lartë ankthi te peshqit.

Studiuesi i Universitetit Zhejiang, Yu Zhang, autor i studimit, tha për CNN se “nuk ka nevojë për panik për efektet negative të ushqimit të skuqur”.

Por të paturit një stil jetese të shëndetshme dhe reduktimi i konsumit të ushqimeve të skuqura mund të jenë të dobishme për shëndetin mendor, përveç shëndetit të përgjithshëm.

Ekspertët kanë vënë në dukje rritje të depresionit dhe ankthit në mbarë botën; në vitin 2020 pati një rritje prej 27.6% dhe 25.6%, respektivisht.

Të fundit

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si...

Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Analistët ushtarakë rusë kanë shqyrtuar mundësi të mundshme për sulme me raketa ndaj Japonisë, duke përdorur një fushatë të detajuar shumëfazore që synon neutralizimin...

6 të vdekur nga uria në Gaza në 24 orët e fundit

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur në Rripin e Gazës nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit, njoftoi të dielën ministria e...

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të vendeve të tjera në luftë,...

Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga personat më të kërkuar të...

Lajme të tjera

Web TV