Stop/ Çudia në Kuçovë, pensionet merren në postë nga persona të paautorizuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një qytetar ka denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan se në zyrën e Postës Shqiptare në Kuçovë jepen pensionet edhe pa patur prokurë, madje pa kërkuar as dokument identifikimi të personit, që e tërheq. Mjafton të thuash që je familjar i pensionistit në fjalë.

“Dua të ngre një shqetësim pasi tek Posta Shqiptare në Kuçovë vajta të interesohesha për pensionin e një të afërmi tim dhe ma dhanë pa problem fare, pa prokurë pa asnjë gjë. Dhe të gjithë atje ishin në dijeni se kjo gjë bëhej normalisht nuk është se kishte ndonjë problem. Meraku im është se dikush tjetër mund të marri pensionin e mamasë time duke dhënë emër mbiemër, duke dhënë numrin atë kodin që kanë për të marrë pensionin. Duke i thënë asaj që unë jam nipi dhe ma dha pensionin direkt”, thotë denoncuesi.

Stop shkoi për të verifikuar situatën dhe e infiltruara e emisionit tërhoqi me lehtësi pensionin e një pensionisteje e cila nuk jeton në Kuçovë. Gjithçka na u desh ishin të dhënat e të moshuarës dhe numri i regjistrimit të pensionit.

Qytetarja –Më tha tezja, kam ardhë, të marr pensionin e tezes.

Qytetarja – Hxxxx Hxxxx Dxxxxx!

Posta – (Flet në telefon me kolegen) Dëgjo! Është kjo mbesa e Hxxxx.

Posta –E ke kartën aty me foto?

Qytetarja – Jo, tezes nuk ia mora, timen po e kam me vete. Më tha shko tek Guci direkt. Ma ka shkruajtur domethënë dhe numrin dhe shumën dhe tha, që lër një dhjetë mijë lekësh aty, më ka thënë.

Posta – (Flet në telefon me kolegen) Mirë! Ja do t’i kontrolloj unë.

Qytetarja –Më ka dërguar dhe numrin.

Qytetarja – Hë faleminderit! Shyqyr!

Qytetarja – Edhe më ka thënë edhe, që lëri dhjetë mijë lekë. Vetëm firmën?

Posta – Emër, mbiemër, firmë! Jepja 105-së!

Qytetarja – Këto janë tuajat, se tha, që do i lësh dhjetë kshu, që e kam porosi.

Posta – Faleminderit! Rrofsh!

Posta – Oh, po ti ke vënë emrin tënd? Duhet të vësh emrin e Hxxxxx!

Qytetarja – Aiii, ma jep, se e shkruaj!

Pasi morëm pensionin e muajit Maj, nuk u mjaftuam me kaq. E infiltruara i kërkoi punonjëses së postës edhe pensionin e muajit Qershor, edhe pse muaji nuk kishte ardhur ende. E gjitha kjo kundrejt një pagese nën dorë, 15 mijë Lekë të vjetra nën dorë.

Qytetarja – A është e mundur, që të marri dhe muajin tjetër, meqënëse është në spital dhe ka nevojë për lekë?

Qytetarja – Po munde, ngaqë është në spital edhe është duke bërë një ndërhyrje.

Posta – Ulu rri një çikë, them!

Posta – Hajde Exxx firmose njëherë!

Qytetarja – Ok! Tek të dyja ?

Qytetarja –Mbaje edhe një pesëshe aty! Shumë faleminderit! E kam marë domethënë edhe qershorin?

Qytetarja – Ok! Shumë, shumë faleminderit!

Qytetarja – Punë të mbarë! Shëndet!

“Ja ku janë dhe lekët e pensionit të pleqërisë të zonjës. Janë 2 muaj pension të cilat janë tërhequr kundrejt një vlere prej 15 mijë Lekësh të vjetra që na i ka dhënë punonjësja e postës Margarita Zogaj”, thotë e infiltruara e emisionit Stop.

Pasi Stop mundi të merrte 2 pensione të zonjës pa asnjë prokurë, emisioni i dorëzoi pensionistes pensionin për dy muajt, duke i dhënë edhe diferencën e “ryshfetit”./ tvklan

Të fundit

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën...

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë. Keir Starmer i Britanisë...

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra nën sipërfaqen...

Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të...

Lajme të tjera

Web TV