Keni plane për fundjavën? Meterologia zbulon surprizat e motit, ja çfarë pritet të ndodhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fundjava pritet që të sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që vija bregdetare të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave por pa prani të reshjeve.

Meterologia Lajda Porja, shprehet se zonat malore do të jenë nën masa të paqëndrueshme të motit, ku rrebeshet dhe reshjet e shiut do të jenë prezente herë pas here.

“Fundjava do të sjellë përmirësime të dukshme të motit, në zonat bregdetare dhe në zonat e ulëta sidomos gjatë vijës bregdetare ku dhe pse do të ketë vranësira nuk do të kemi reshje.

Sa i përket zonave malore do të vijojnë të jenë në masa ajrore të paqëndrueshme, ku paraditja do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve ndërsa pasditja do të sjellë shira dhe rrebeshe të herpashershme”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera ajo shprehet se edhe temperaturat do të vijojnë që të kenë një rritje të lehtë, ku nga 28 që pritet të jenë këtë të premte, në fundjave termometri do të shënojë 29 gradë celsius..

Rajoni do të jetë gjithashtu nën masa ajrore të paqëndrueshme atmosferike ku mesdita dhe pasditja do të sjellin shira me intervale të shkurtra kohore.

Të fundit

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën...

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë. Keir Starmer i Britanisë...

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra nën sipërfaqen...

Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të...

Lajme të tjera

Web TV