Pagat e rritura? Administrata del “thatë” për muajin Maj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse ligji për rritjen e pagave, nga presidenti, kryeministri, ministrat, deputetët dhe administrata shtetërore, kaloi me “konsensus të madh” politik, nuk kanë qenë aktive për muajin maj. Sipas Ministres së Financave, kjo ka ndodhur pasi duhet të rakordohen shifrat për 200 institucione që përfshihen në rritjen e pagave .

Këtë muaj në llogarinë bankare të punonjësve të administratës pritej që rroga të ishte më e lartë krahasuar me muajt e tjerë, por kjo gjë nuk ndodhi. Pavarësisht se Parlamenti e ka miratuar ligjin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë në administratën shtetërore, pagat e muajit Maj 2023 kaluan siç kanë qenë, para se të miratohej ligji i ri. Edhe pse më herët ishte vendosur një afat se kur do të kalohej paga sëbashku me shtesat, kësaj here nuk dihet se kur do të ndodh. Për këtë vonesë, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj doli në një konferencë për shtyp ku sqaroi se kjo bëhet me qëllim deri në përgatitjen e plotë të dokumentacionit dhe për të mos shkaktuar vonesa në paga. “Duke qenë se janë mbi 200 institucione të administratës qendrore të cilat preken nga këto vendime por janë dhe mbi 130 mijë të punësuar duke bashkuar këtu dhe të punësuarit në shëndetësi, në arsim, në fushën e sigurisë pagat e të cilëve u miratuan që në muajin Prill. Zbardhja e vendimeve dhe aplikimi i vendimeve merr një kohë më të gjatë. Kjo është dhe arsyeja pse për të qenë më koherentë dhe për të shkaktuar sa më pak vonesa në marrjen e pagave ne u kemi kërkuar të gjitha institucioneve buxhetore të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm me qëllim që pagat e muajit Maj në fazën e parë të kalojnë siç ishin para se të hynte në fuqi reforma”, tha Ibrahimaj. Ajo tha se për shkak të disa drejtuesve të insitucioneve u krijua ky ngërç, i cili dicili di të zgjidhet në muajin e ardhshëm. “Duke marrë në konsideratë këtu që disa prej institucioneve në fakt titullarët e institucioneve që preken nga ligji i cili kaloi në Parlament mund të aplikoheshin pagat, ne vendosëm që pagat në tërësi të kalojnë siç kanë qenë në muajin Maj dhe ndërkohë ne me zbardhjen e vendimeve do instruktojmë për dokumentacionin e nevojshëm me qëllim që shtesat mbi pagë të aplikohen qoftë për muajin Prill qoftë për muajin Maj”, sqaroi Brahimaj para mediave.
Tabaku: U konfirmua që ishte premtim elektoral
Pagat e prillit që do të merren në maj nuk kanë të reflektuar rritjen e premtuar, pasi duhet ende kohë për zbardhjen dhe bërjen të zbatueshme të VKM-ve,e kësisjoj për deputeten demokratike, Jorida Tabaku është një tregues i qartë se e gjitha ka qenë për qëllime elektorale. Më anë të një reagimi në rrjetet sociale, pak pas konferencës për media të ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, Tabaku shkruan se u vërtetua se ka qenë një premtim para zgjedhjeve, për të cilën nuk i kanë bërë aspak llogaritë mirë. “Zvarritja e pakuptimtë e qeverisë me rritjen e pagave kur ka që në dhjetor që i reklamom dhe mbasi janë miratuar dhe në parlament tregon se premtimi rritjes së pagave ishte reklamë e papaguar fushate dhe nuk ishte i bazuar në llogaritje korrekte të buxhetit. Nuk e di si ta kuptojmë Ministren e Financave që ka muaj që thotë paratë janë atje, që janë llogaritur efektet, që hyn në fuqi me sot me nesër. Paaftësia dhe këmbëngulja krenarisht në të nuk duhet të jetë justifikim për shtyrjen në kohë të një ligji të miratuar në parlament dhe të dekretuar. Ministri Financash që ngatërrohet në llogari është e pazonja të manaxhojë arkën e taksave të shqiptarëve”, tha Tabaku. Ky reagim i Tabakut vjen pasi Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se pagat për majin do të kalojnë sic ishin para miratimit të reformës, ndërsa shtesat për dy muajt maj e prill, kur shtrihet efekti financiar, do të bëhet më vonë, por pa përcaktuar një datë.

Të fundit

Atalanta ndalet në barazim ndaj Lazios dhe shpallet kampione e dimrit në Serie A

Laczio dhe Atalanta kanë dhuruar një ndeshje shumë emocionuese në sfidën e kësaj jave të fundit të vitit 2024...

Gëzuar, me valixhe në duar! Ku shkojnë shqiptarët për fundvit?

Nga pushimet dimërore në Alpet e Europës, te qytetet e dekoruara plot drita dhe tradita, deri tek arratisjet në plazhet ekzotike për ata që...

Astrologia zbulon si mbyllet viti 2024 për secilën shenjë Horoskopi: Ka të papritura

Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e fundit të vitit 2024, në një studio televzive. “Nesër kemi Mërkurin në katërkëndësh me Saturnin....

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Administra e tij po planifikon zbatimin e masave më...

A mund ta tërheqin shqiptarët pensionin në një shtet tjetër?

Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ka ndarë në emisionin “Sheshi i Dollarit” detaje nga marrëveshja e nënshkruar për njohjen e pensioneve....

Lajme të tjera

Web TV