Formula 1/ Tek Ferrari nuk mendojnë fitoren, Leclerc: “Fitojmë vetëm nëse gabon Redbulli”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ferrari nuk ka nisur aspak mirë këtë sezon i Formula 1. Në 6 garat e zhvilluara “kokëkuqja” ka qenë shumë larg RedBullit, që kryeson deri më tani. Një sezon qe duket se është pasues i atyre të kaluar, me Ferrarin që e ka patur të vështirë për të arritur podiumin.

Nota pesimizmi shprehu dhe piloti nga Monako i Ferrarit, Charles Leclerc. Në prag të garës së Spanjës që do të zhvillohet në cirkuitin e Barcelonës Leclerc u shpreh se vetëm nëse Red Bull do të gabojë do u krijonte mundësinë për të rivalizuar për titull.

“Red Bulli po zhvillon një kampionat gati perfekt këtë vit. Në rast se ata nuk kanë probleme, për ne mbetet që të luftojmë për podiumin, pasi do të ishte e vështirë arritja e vendit të parë”.

Për sa i përket ndryshimeve në makinë nga gara e ardhshme Leclerc u përgjigj se nuk do të ketë revolucion drastik. “Nuk do të ndryshojë shumë, është vetëm një hap përpara, por ka ende punë për t’u bërë. Shpresoj që në të ardhmen të kem një makinë më të lehtë për të garuar”.

Në renditjen e përgjithshme të këtij kampionati 2 pilotët e Ferrarit, Sainz dhe Leclerc ndodhen respektivisht në vendin e 6-të dhe 7-të. Në total dyshja për skuderinë kanë grumbulluar 90 pikë, 54 më pak se vendi i parë Max Verstappen.

Të fundit

Mbi 1.4 milionë besimtarë myslimanë nisin pelegrinazhin e Haxhit në Mekë

Besimtarët myslimanë nga e gjithë bota kanë filluar pelegrinazhin e Haxhit, një nga pesë shtyllat themelore të fesë islame....

Parashikimi i motit, 5 Qershor 2025

Shqipëria pritet të përjetojë një ditë të ngrohtë dhe kryesisht të kthjellët, me temperatura që variojnë nga 25°C deri në 29°C në pjesën më...

Horoskopi ditor, 5 Qershor 2025

Dashi Do keni shume ulje dhe ngritje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Here do mërziteni dhe here do buzëqeshni. Beqaret fale shume...

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të fuqishme të OpenAI, kanë demonstruar...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Lajme të tjera

Web TV