I quajtën shqiptarët kriminelë/ Dua Lipa kritikon ministrat britanikë: Mendjevogëlsi…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artisja me famë botërore, Dua Lipa ka kritikuar mënyrën se si ministrat britanikë i kanë diskutuar emigrantët. Këngëtarja me origjinë shqiptare, por e lindur në Londër, tha se mënyra se si qeveria ka diskutuar për shqiptarët e ka lënduar atë, ndërkohë që bëri thirrje për më shumë empati ndaj emigrantëve shqiptarë.

Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, i ka quajtur shqiptarët “kriminelë” duke pretenduar se kishte një “pushtim” të Anglisë. Por në një intervistë për Sunday Times, Dua tha se kjo shprehje: Sigurisht që dhemb.

“Të gjitha ato fjalë të hedhura rreth emigrantëve? Gjithmonë kam ndjerë se Londra ishte një bashkim kulturash. Është pjesë përbërëse e qytetit. Kështu që kur dëgjon qeverinë që flet për shqiptarët, për shembull, të dhemb. Është dritëshkurtër dhe mendjevogëlsi, por është mënyra se si mendojnë shumë njerëz.”

“Pavarësisht se si ne përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që mendojnë, ‘Emigrantët po vijnë në vend dhe po zënë punë. Megjithatë, emigrantët që kanë ardhur këtu e kanë fituar paranë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë. Duhet të ketë më shumë ndjeshmëri, sepse njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre nëse nuk duhet ta bëjnë nga nevoja, nga frika për familjen e tyre,” tha Dua.

Të fundit

Primaret në qarkun e Durrësit/ Floriana Garo: Një super manifestim demokracie!

Floriana Garo, ka publikuar foto nga procesi i primareve në qarkun e Durrësit, qark ku është edhe vetë kandidate. Në...

Brenda 139 minutave që përmbysën aleancën SHBA-Ukrainë

Kuzhinierët e Shtëpisë së Bardhë ishin në punë në West Wing të premten duke shtruar pjatat, kur zhurma e zërave të ngritur filloi të...

Rikthehen emocionet e Kombëtares, 12 ndeshje për ekipet kuqezi gjatë muajit mars

Muaji mars rikthen emocionet për tifozët kuqezi. 12 ndeshje janë të programuara për të gjitha ekipet kombëtare, duke nisur nga Kombëtarja A dhe tek...

Njihen vitet e punës para ’94, ja si të aplikoni për pension

Mbi 30 mijë qytetarëve do t’u njihet periudha e punësimit para vitit 1994, pa pasur nevojën e hapjes së proceseve gjyqësore për shkak të...

“U rrënqetha”, ish-banori BBV rrëfen lidhjen e veçantë me UÇK-në

Ish konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Atilla Kardesh ka dhënë një intervistë për Prive. Përgjatë intervistës, Atilla rrëfeu risitë nga jeta personale e...

Lajme të tjera

Web TV