PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën për kryetarin e ri, vjen reagimi i parë i Tabakut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në datat 5 dhe 6 qershor grupimi i demokratëve që mbajnë logon e PD, do të mbledhin fillimisht grupin parlamentar dhe më pas kryesinë, për të vendosur në lidhje me të ardhmen e kësaj force politike dhe drejtimin e saj.

Jorida Tabaku, e cila në cilësinë e nënkryetares mban pozicionin më të lartë në Partinë Demokratike, sqaron se ajo do të mbrojë idenë që PD të mos hapë garën për kryetar në këtë moment.

“Unë mendoj qe te martën kryesia nuk duhet te hape garën për kryetarin e PD. Kryesia ditën e martë duhet  të gjykojë për një proces i cili na lë kohë që ne të reflektojmë, na lë ne kohë që të fillojmë të kontaktojmë me njerëzit, të flasim me njerëzit. Kemi qenë në një ngërç të jashtëzakonshëm edhe me prezencën tonë në terren ”, u shpreh Tabaku.

Tabaku gjykon se PD duhet të marrë kohë për të analizuar rezultatin e zgjedhjeve, problemin e çarjes së partisë, të shohë gjendjen e strukturave para se të zgjedhë kryetarin. Tabaku ka preferuar të shmangë komentet për rikthimin e Lulzim Bashës në fushatë për të marrë sërish drejtimin e PD, duke theksuar se në gjykimin e saj një drejtim i përkohshëm kolegjial do të ishte zgjidhja më e mirë.

“Unë e kam dëgjuar me kujdes ne disa prej deklaratave qe ai ka bere neper qytetet po nuk e kam degjuar qe ai te jete shprehur kaq qarte. Une mendoj që ne duhet të lëvizim nga kjo gjuha që nuk më pëlqen ky dhe nuk më pëlqen ai. Unë mendoj që për momentin PD nuk duhet të hapë procesin e zgjedhjeve.

Duhet te këtë nje grup me 3 persona te cilët do ta çojnë PD ne mënyrë natyrale ne zgjedhje. Gabimi që ne kemi bërë që pas çdo humbje ne kemi rizgjedhur kryetarin mendoj që na ka dëmtuar. Nuk duhet të nxitojmë në këtë proces”, tha Tabaku.

Lexo edhe :  Hapen fondet për fermerët, nga nesër nisin aplikimet për subvencione

Sipas Tabakut, PD duhet të lexojë rezultatet e 10 viteve të fundit e të ndryshojë.

“Kemi nevoje te nisim një proces reflektimi, për ta hapur partine demokratike, për të ndryshuar mënyrën si merren vendimet në parinë demokratike. Për ta bërë PD një forcë të mirëfilltë politike, e cila është e shtrirë në mënyrë kapilare në terren dhe jo një forcë elektorale, që sa herë ka zgjedhje ne fillojmë e angazhohemi.

Opozita e gjatë na ka detyruar në fakt që në territor të kemi më pak prezencë se sa kemi pasur. Dhe së fundmi për ta bërë PD një parti që iu drejtohet të gjitha shtresave”, shtoi ajo.

Deri tani brenda grupimit që mban logon e PD janë dy grupime, njëri grupim pjesë e të cilit janë Gazment Bardhi e Jorida Tabaku, të cilët mbështesin idenë e shtyrjes së zgjedhjes së kreut të PD dhe një grupim tjetër i cili gjykon se duhet të hapet gara për drejtimin e kësaj force politike.

Por ndërsa vendimi për të ardhmen e PD ende nuk është marrë, ish-kryetari i saj, Lulzim Basha ka nisur turin e takimeve me strukturat, duke prezantuar programin e tij për drejtimin e PD.

Mbetet për t’u parë nëse 1 vit e gjysmë pas dorëheqjes, Lulzim Basha e ka ende mbështetjen e shumicës së kryesisë së PD, apo tashmë ai e ka humbur ndikimin e tij në forumet drejtuese të kësaj force politike.

Të fundit

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet...

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca para më tepër në pagesën...

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti një studim që ka analizuar...

Rriten temperaturat në vend, në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga Afrika veriore. Në një lidhje “skype”...

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Nisin punimet në Lezhë për ndërtimin e kampit

Marrëveshja Shqiptari-Itali e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia Giorgia Meloni, burime bëjnë me dije se kanë nisur punimet e para të ndërtimit...

Lajme të tjera

Web TV