Instruktorja: 90 % e vajzave kur bëjnë patentën, nuk kanë hipur kurrë në makinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lumturi Pepa, instruktore autoshkolle, tha për “Good Morning Albanians” se 90% e vajzave që shkojnë për të bërë patentën, thonë se hipin për herë të parë në timon.

Kjo sipas Lumturi Pepës ndryshon shumë te djemtë të cilët babai i ka mbajtur që të vegjël në timon dhe ata e dinë makinën pa u futur ende në kurs.

“Shumica e vajzave aty ku punoj unë janë 99% ferma ato që vijnë në kurs. Ato thonë se hipin për herë të parë. Shumica e vajzave thonë se unë hipi për herë të parë në makinë dhe nuk di asgjë”,-tha për Euronews Albania, Lumturi Pepa.

Ajo tha se gjithsesi është një praktikë shumë e gabuar mbajtja e fëmijës në timon, pasi kjo mund të tërheqë vëmendjen e shoferit dhe mund të shkaktojë aksidente tragjike e sipas saj ata që e bëjnë më shpesh këtë veprim janë burra.

Të fundit

I vdiq burri në banesë, 47-vjeçarja akuzon mjekët se nuk e diagnostikuan si duhet

Një 47-vjeçare nga Kolonja ka kallëzuar në Polici stafin mjekësor të klinikës ku kishte kryer analizat bashkëshorti i saj,...

Tatimet “furnizojnë” arkën e shtetit me miliarda euro, ja sa shkojnë shifrat

Të ardhurat në buxhetin e shtetit rezultojnë të jenë rritur me 7% në pjesën e parë të vitit. Sipas bilancit, nga janari deri në qershor...

Paketa e 18-të e sanksioneve të BE-së i vë ‘lakun në fyt’ Kremlinit

 Monada Mehmetaj, Strasburg Në kulmin e vitit të tretë të agresionit rus ndaj Ukrainës, Bashkimi Evropian shpalli më 17 korrik 2025 paketën e 18-të të...

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur

Aktori i njohur turk Emre Törün ka ndërruar jetë më 16 korrik, pas një lufte të gjatë me sëmundjen e kancerit. Artisti 52-vjeçar la...

Kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë (AUDIO)

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër që mbart një ndër...

Lajme të tjera

Web TV