Kapet Mariglen Topuzi, anëtari i grupit të “Lilit të Rrushkës”, kanosi me jetë një vajzë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Është arrestuar nga komisariati i Pogradecit, Mariglen Topuzi, person ky me precedentë penalë dhe anëtar i grupit kriminal në këtë zonë që drejtohet nga Ilir Berberi ose siç njihet ndryshe “Lili i Rrushkës”.

Sipas informacioneve policore, Mariglen Topuzi është lidhje e ngushtë shoqërore e Meardi Berberit ose siç njihet ndryshe në Pogradec me nofkën “Koro…” dhe Laert Haxhiut nga Lushnja, të arrestuar së fundi në Janinë të Greqisë.

Arrestimi i Topuzit është kryer tre ditë më parë, pas një kallëzimi që ka bërë në polici një vajzë, e cila ka pretenduar se është përndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe kanosur nga Mariglen Topuzi.

Fillimisht ky i fundit është shoqëruar në ambjentet e policisë së Pogradecit, duke u paralajmëruar nga uniformat blu, që ti qëndronte larg vajzës. Por pasi është lënë i lirë, Mariglen Topuzi jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga përndjekja e vajzës, por ka filluar ta kërcënojë dhe kanosë, vajzën që e kishte denoncuar në polici.

Kërcënimet kanë ardhur përmes telefonit dhe përballjes në rrugë. Nisur nga kjo situata vajza i është drejtuar sërisht me një kallëzim të dytë policisë së Pogradecit, duke bërë që këtë herë Mariglen Topuzi të arrestohet.

Topuzi pritet që ditën e sotme, të dalë para gjykatës së Korçës, ku do njihet me masën e sigurisë “arrest në burg”, masë të cilën e ka kërkuar përfaqësuesi i akuzës.

Topuzi konsiderohet nga policia si një person me precedent penal dhe individ që i përket një fraksioni kriminal në qytetin e Pogradecit.

Topuzi rezulton i dënuar për “Shkatërim prone me zjarr”, pasi i ka djegur makinën Johan Muçllarrit në Pogradec. Ai ka dhe dënime të tjera,për vepra të ndryshme penale.

Lexo edhe :  Edona Bilali kërkon votën në qarkun e Shkodrës: Hiqni dorë nga tifozllëku

Konflikti mes të rinjve e ka zanafillën qysh në vitin 2017, kur në Pogradec është sulmuar dhe kanosur me armë zjarri Johan Muçllari, nga Meardi Berberi (Korua), Andra Piliçin dhe Mariglen Topuzi.

Ndërsa ka vijuar më tej në djegien e makinës së Muçllarit, ngjarje kjo për të cilën është arrestuar dhe dënuar Mariglen Topuzi.

Ngjarjet kriminale u intensifikuan në muajin Gusht 2020, ku në datat 1 dhe 8 gusht është sulmuar me 85 plumba hoteli “Voloreka” në Drilon, që është në pronësi të Jetmir Muçllarit, babait të Johanit.

Ndërkohë që situata u përshkallëzua me tentativën e vrasjes së Johan Muçllarit, ngjarje kjo e ndodhur në muajin Prill 2022, ku i pandehur është marë Firdeus Berberi dhe 6 persona të tjerë.

Së fundmi, Firdeus Berberi u arrestua në Janinë të Greqisë së bashku me Laert Haxhiun nga Lushnja. Për Berberin, prokuroria e Korçës ka dërguar letërporosi në Greqi, duke kërkuar ekstradimin e tij në Shqipëri.

Të fundit

Vrau 34-vjeçarin pasi i dhunuan prindërit, autori i krimit mbërrin në gjykatë!

Ka mbërritur në Gjykatë për njohjen me masën e sigurisë, Ylber Jaku, autori i dyshuar i vrasjes së 34-vjeçarit...

Çfarë është Giro d’Italia, si lindi idea dhe sa para marrin fituesit?

Ka nisur Giro d’Italia 2025, një nga garat më të mëdha dhe më prestigjioze të çiklizmit botëror. Kjo garë u krijua si iniciativë nga...

Vodhi 5 dyqane, arrestohet hajduti serial në Tiranë

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pas dyshohet se ka kryer 6 v vjedhje/tentativa për vjedhje të dyqaneve, të kryera...

Eksperti i punësimit: Profesionet që iu paguajnë më mirë sot janë këto

Eksperti i punësimit, Arbër Xhihani, ka qenë së fundmi i ftuar në “Live From Tirana”, ku ka zbuluar se cilat janë punët më të...

Marrëdhëniet Trump-Netanyahu në krizë, si po rrezikohet aleanca mes dy vendeve

Izraeli është i shqetësuar për lëvizjet e fundit të Presidentit Trump, të cilat sugjerojnë një distancim nga “vijat e kuqe” të Izraelit dhe, po...

Lajme të tjera

Web TV