Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Sikur të isha vajzë… dhe jo djalë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Nami në rrjetet sociale. Aq nam sa njerëzit nisën e të flisnin përçart. Thonë se në këto raste, çka barku nxjerr bardhaku. Po ec e ta vërtetosh…

Një herë e një kohë Haki Stermilli shkroi romanin “Sikur të isha djalë”. Por sot ka ardh puna me u shkrujt një tjetër roman por këtë herë me titullin: “Sikur të isha vajze”. Po pse?, – do pyesë ndokush. Në fakt ky nuk është as ndonjë mendim i im i drejtpërdrejtë, por rrjedhojë e humorit mbarëpopullor. Sepse ndodh rëndom që kur merret vesh se sa paguhen eskortat e klasit të lartë, shumë meshkuj tundin kokën të trishtuar dhe thonë: Si s’na boni Zoti femna por jahu.

Kështu më ndodhi me një të njohurin tim, tek po ndanim një kafe dhe ai si si gjithë të tjerët, –  meqë përtonte të blinte një gazetë, –  kishte zhytur kokën brenda ekranit të celularit nga ku mendonte se po merrte informacione me diapazon ndërkombëtar.

Trapeza e kafesë kishte mbetur pa tekst, por atë çast ai lëshoi pa kujdes aparatin e celularit mbi syprinë, ngriti kokën e tundi pak e duke shqyer sytë tha mendueshëm: Sikur të isha vajzë.

Duke e menduar fillimisht si lapsus ia ktheva: E ke gabim. Haki Stërmilli ka shkruar romanin: Sikur të isha djalë. Por ke hak, kanë kaluar vite dhe e ke harruar.

Tjetri tundi përsëri kokën por këtë herë me një tjetër nënkuptim, si për të më thënë: je në këtë botë ti apo jo.

-Lere Hakiun, se ka 100 vjet që e ka shkruar atë roman. Duket që nuk je azhurnuar me lajmet e fundit. Le po je dhe gazetar.

Pika pllakave… Se u ngatërrova: pika gazetarit, – desha të them.

U ndjeva në faj. E që të mos dukesha nul hapa dhe unë celularin që prej ca kohësh kam vendosur ta përdor vetëm në rast rreziku. Po të le njeri… Që në ballë më doli lajmi se një femër VIP nga Shqipëria i kishte shku nata në Dubai… fififiuuuuu… O të keqen lala e t’u bofsha kurban.

-Prandaj po të them, duhet shkruar një roman i ri tani, – vazhdoi i njohuri im. – Se ti je dhe si punë kamelxhiu, si ai…. Nesti i Postës. Ndaj futju punës.

Unë ngrita supet nga paaftësia aq sa u bëra për t’i ardhur keq gurit e drurit.

-Se shkruaj dot, se jam mashkull.

Dhe në mend më erdhi sërish një batutë nga filmi “Përrallë nga e kaluara”

-Pije uratë, pije

-Po jam prift njeri

-E di urat, e di po pije.

Dhe urata vuuuu… gotën e verës me fund aq sa nuk pa më nga sytë e ia mori valles.

Domethënë na paska ardhur koha të shkruajmë romanin “Sikur të isha vajzë”.

Tobestrakurullah.

-Një javë punë byrazer dhe i thua fukarallëkut tutje. 100 mijë dollarë nata. A e sheh se ç’bëhet?

-E shoh o Qazimo, e shoh.

Lexo edhe :  Gjithmonë vetë i kanë djegur!

Lek vëlla lek. U shqepën shqiptarët me pare. Ca me shtëpi bari, ca duke u bërë qefin sheikëve. E ca të tjera kriminelëve. Epo një punë do ta bëjnë tani se dhe duarkryq nuk rrihet.

Pasaniket e Dubait janë vënë në garë. Para me grushte për femrat VIP. Jo vetëm e bukur dhe seksi, por të jetë dhe personazh publik. Këshu thonë axhanset, pa ç’rëndësi ka në është e vërtetë apo një falsitet. Ku ka zë nuk është pa gjë. Se nuk është hera e parë që flitet për femrat shqiptare të Dubait. Edhe po të jetë e vërtetë sërish ç’rëndësi ka. Te e fundit me djersën e tyre të ballit po jetojnë. Të jep njeri lek qyl? Asnjeri. As një gur me ça kokën s’ta jep tjetri, se i dhimset. Një pjatë supe edhe mundet…

Tirana tronditet herë pas here me lajme për femrat shqiptare që u çanë duke bërë para të thata e të patatueshme në vendet e pasura me arin e zi. Lajme sekrete. Lajme misterioze. Lajme që përbëjnë sekret hetimor, por kanë rrjedhur nga dosjet. Domethënë flitet për njerëz me precedent. Se djemtë e mirë nuk përfundojnë tek dosjet e SPAK-ut.

Po kush i nxirrka këto lajme? Se nuk është hera e parë që na rrjedhin sekretet nga dosjet e kasafortës. Kush është ai kodosh prokurori që hedhka në treg sekrete? Se duhet të jetë goxha trim besoj.

-Jo, duhet trimëri apo jo. Trimëri edhe aftësi. Ju i keni të dyja. Jeni dhe i pashëm – i thoshte duke nënqeshur oficeri i OVRAS tenente Gurabardhit, teksa ky i fundit po bënte hazër një duhan me të dredhur. Le po i kujtoi dhe shtratin e butë të sinjora Bertinit.

Në Dubai njerëzia shkon edhe pa viza. Hipi avionit dhe drejt e në vend të shpie. Pazari po është kopsitur. S’ka tërci e vërci.

-Eh sikur të isha vajzë, – psherëtinte bashkëbiseduesi im dhe vazhdonte të lexonte lajme nga celulari.

Me siguri po i kthehej në obsesion.

-Thonë që bëhesh, por duhet me kapërcy ylberin, – ia ktheva.

Dhe ec e ta gjesh ylberin. Rrugë e gjatë.

-Ore po thonë që janë mashtrime pale… videot i paska bërë njoni me inicialet AI. Di gjë ti?

Me siguri e di prokurori nga dosja e të cilit ka rrjedhur informacioni. Sepse mua atë çast m’u kujtua vetëm batuta e Çelos tek filmi “Nxënësit e klasës time”

-Dje më kapi Çelo Kasapi. Kërkonte të ndërhyja mik për të birin “Më mirë një mik se një çiflig”, – me tha. Ore Çelo, – i thashë, – unë nuk punoj në çiflig. Unë jam agronom në fermë.

Kështu dhe puna ime: unë gazetar në fund të rreshtit aty në gazetë jam. Nga ta di unë i ziu.

Po te e fundit ç’rëndësi ka nëse ishte i vërtetë lajmi në fjalë apo e kishte prodhuar inteligjenca artificiale. Lajme të tilla ka boll, dhe janë krejt reale.

Të fundit

Bejruti kthehet në zonë lufte, Izraeli mund të sulmojë zonat bërthamore në Iran

Izraeli nuk i ka dhënë garancitë e kërkuara administratës Biden, se nuk do të godasë zonat bërthamore në Iran,...

Dogji gruan me benzinë, Gjykata e Korçës lë në burg Bledar Trëndafilin

Ditën e sotme në Gjykatën e Korçës u zhvillua seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 45-vjeçarit Bledar Trëndafili, i cili u arrestua...

Ellen: Kam ndaluar së bëri botox dhe filler, s’më intereson çfarë mendojnë njerëzit

Ellen DeGeneres ka folur për procedurat estetike që ka bërë dhe problemin shëndetësor me të cilin po përballet. Në shfaqjen e saj të re në...

Zbulohet data, ja kur starton “Big Brother Vip Kosova”

Fillimi i tetorit pritet të sjellë edhe edicionin e tretë të “Big Brother Vip Kosova”. Revista “Kosovarja”, bën me dije që këtë vit ky spektakël...

“E gjeta gruan në krevat me një mashkull tjetër”/ Aktori i famshëm zbulon ‘tradhëtinë’

Aktorja Raimonda Shundi dhe bashkëshorti i saj, Naun Shundi ishin të ftuarit e kësaj puntate të emisionit ‘’Glamour’’ në Ora News. Aktori Naun Shundi rrëfeu...

Lajme të tjera

Web TV