Kurti: Kuptohet kur SHBA kërkon diçka për raportin tonë me Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Albin Kurti ka folur sot për raportin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kurti ka thënë se kuptohet kur SHBA-ja i kërkon diçka Kosovës në aspektin e raporteve bilaterale, këtu ka marrë shembullin e refugjatëve afganë. Kurti thotë se pranimin e afro 2 mijë refugjatëve Kosova e ka bërë pa asnjë hezitim.

Megjithatë sipas kreut të ekzekutivit kosovar duhet dalluar kur një emisar amerikan kërkon diçka që ka të bëjë më raportet e Kosovës me Serbinë. Kurti thotë se për diçka të tillë duhet të mendohet mirë dhe që Kosova të jetë e vëmendshme.

“Unë jam i bindur se do të mund t’i sqarojmë paqartësitë. Kemi sfida me emisarët edhe evropian edhe amerikan, por raportet tona bilaterale me SHBA dhe BE janë të shkëlqyeshme. Kur vjen emisari evropian apo amerikan si ndërmjetësues atëherë këtu nuk është ne pyetje Evropa apo Amerika, por është në pyetje raporti ynë me Serbinë. Dhe kjo natyrisht që s’është e njëjta gjë. Duhet ta dalloni kërkesën që na bënë Amerika psh për t’i pranuar refugjatët nga Afganistani, 1893 i kemi pranuar. Këtu s’kemi kurrfarë dilema. Kur SHBA në kuadër të raporteve bilaterale kërkojnë diçka prej neve ne s’kemi kurrfarë dilemash. Por kur emisari amerikan kërkon diçka që ka të bëjë në raportin tonë me Serbinë, ne duhet të mendojmë mirë, te jemi të vëmendshëm të kujdesshëm, por natyrisht gjithnjë te jemi bashkëbisedues e të përkushtuar” , ka deklaruar kryeministri.

Të fundit

Procesi/ Berisha në planin B, mosnjohje zgjedhjesh dhe betejë ligjore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për manipulim masiv të votës, shpërdorim fondesh publike dhe presion mbi zgjedhësit. Ai...

OKB: Mbi 28,000 gra dhe vajza të vrara në Gaza që nga tetori i vitit 2023

Më shumë se 28,000 gra dhe vajza janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor 2023, sipas UN Women. Shifra...

Parashikimi i motit për sot, 21 maj 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas –...

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në një marrëveshje, për shkak të...

Lajme të tjera

Web TV