Linjat ajrore më të mira në botë për vitin 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Air New Zealand është zyrtarisht linja ajrore e vitit, sipas agjencisë me bazë në Australi për sigurinë e aviacionit dhe vlerësimin e produkteve, AirlineRatings.com.

Linja ajrore është e famshme për shtrirjen plotësisht të ndenjëseve në klasin ekonomik, të cilat do të vendosen nëpër avionë në vitin 2024.

Ky është një nga faktorët kryesorë, që përcaktojnë renditjen në vend të parë.

“Është fokusi në mirëqenien dhe rehatinë e udhëtarëve, që u bëri përshtypje komisionit vlerësues.”, tha Geoffrey Thomas, kryeredaktori i AirlineRatings.com.

AirlineRatings.com vlerësoi gjithashtu sigurinë operacionale të Air New Zealand, vëmendjen ndaj mjedisit dhe motivimin e stafit.

Air New Zeland

Renditja e linjave ajrore

Pas disa vitesh rënie të udhëtimit ajror për shkak të pandemisë, udhëtarët u kthyen në ajër në vitin 2022, duke përjetuar një kaos të konsiderueshëm të linjave ajrore – fluturime të anuluara, bagazhe të humbura dhe personel i mbingarkuar.

Rezultati, tha Thomas, ishte një vit “interesant” në përgjithësi, pasi “shumica e linjave ajrore pësuan rënie në vlerësimet e pasagjerëve”.

Juria është ende e paqartë nëse këtë vit, do të ketë një peizazh më të qëndrueshëm të udhëtimit ajror.

Qatar Airways

Qatar Airways, e cila kryesoi renditjen e vitit të kaluar të AirlineRatings.com, doli në vendin e dytë këtë vit, duke fituar gjithashtu çmimet e Best Business Class, Best Catering dhe Excellence in Long Haul Travel për Lindjen e Mesme.

Etihad Airways i Abu Dhabit, është numri 3 në listën e AirlineRatings.com për vitin 2023.

Etihad Airways

Korean Air, i cili gjithashtu fitoi çmimin Excellence in Long Haul Travel për Azinë e Veriut, ishte në vendin e katërt.

Singapore Airlines, fitoi çmimin Best First Class dhe Excellence in Long Haul Travel për Azinë Juglindore, por zuri vendin e pestë në renditjen e përgjithshme.

Lexo edhe :  Anna Wintour kaloi dekada duke diktuar pamjen e të pasurve. Pastaj erdhi Lauren

AirlineRatings.com shqyrton sigurinë dhe auditimet e qeverisë, si dhe shikon moshën e flotës së linjave ajrore, vlerësimet e pasagjerëve, përfitimet, vlerësimin e investimeve, ofertat e produkteve dhe marrëdhëniet me stafin.

Që nga shpallja e renditjes së parë në 2014, Thomas tha se pikët dhe kategoritë janë shndërruar “për të pasqyruar dinamikën gjithnjë në ndryshim të industrisë dhe kujdesin ndaj klientit”.

Air New Zealand po përmendet edhe për arsye të tjera. Deri më 2 korrik 2023, Autoriteti i Aviacionit Civil të Zelandës së Re, po kërkon që linja ajrore të peshojë pasagjerët, që nisen në fluturimet ndërkombëtare nga Aeroporti Ndërkombëtar i Auckland.

25 linjat ajrore më të mira të AirlineRatings.com për vitin 2022

1. Air New Zealand
2. Qatar Airways
3. Etihad Airways
4. Korean Air
5. Singapore Airlines
6. Qantas
7. Virgin Australia/Virgin Atlantic
8. EVA Air
9. Cathay Pacific Airways
10. Emirates
11. Lufthansa / Swiss
12. SAS
13. TAP Portugal
14. All Nippon Airways
15. Delta Air Lines
16. Air Canada
17. British Airways
18. Jet Blue
19. JAL
20. Vietnam Airlines
21. Turkish Airlines
22. Hawaiian
23. KLM
24. Alaska Airlines
25. United Airlines.

/ CNN

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV