Taulant Balla thirret në SPAK, zbulohet arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se Taulant Balla ka qenë kallëzuesi për aferën e klanit Berisha dhe është thirrur si person që ka dijeni.

Është një hetim që ka nisur nga SPAK dhe për të janë thirrur një sërë personash që kanë dijeni për të dhënë dëshminë e tyre.

Ka qenë Prokurorja Enkelejda Minollaj ajo që është marrë me këtë çështje. Balla është paraqitur sot i vetëm, pa avokat.

Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme dhe po e heton për pastrim parash.  Më herët, ka qenë në SPAK  ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Ai është thirrur si person qe ka dijeni për rrethanat e hetimit për dosjen e kompleksit ‘Partizani’ dhe për rolin e tij si ministër i Mbrojtjes gjatë kohës së qeverisjes së Sali Berishës, kohë kur u privatizua edhe ish-kompleksi ‘Partizani’,  e ndësa pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani.

Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2, m’u në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa që është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë, por është blerë më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë.

Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë 17 kulla në Rrugën “Frosina Plaku”, tek ish Fusha e Aviacionit, qendra më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, që në fund u pagua vetëm 14.000 euro.

Lexo edhe :  Meta nga burgu: Zbulimi i kartës së Monikës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës time!

E gjithë dosja për privatizimin e “Kompleksit sportiv Partizani” ka dalë nga arkivat e ministrive me kërkesë të gazetarëve investigativë të Report TV, të cilët e studiuan atë për muaj me radhë.

Të fundit

‘Largohem pa pengje’, Dhurata Çupi: Partia Demokratike kërkon reformim, por…

Të enjten që lamë pas, Kuvendi mbylli dyert. Për disa deputetë për t’u rikthyer në shtator, e për 83...

Tragjedi në Mirditë/ 47-vjeçari humb jetën, dyshohet se helmoi veten

Një 47-vjeçar nga Mirdita ka humbur jetën në spitalin e Rrëshenit. Paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari ka helmuar veten. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin...

Policia Bashkiake ‘zgjohet nga gjumi’, liron hapësirat publike, gjoba për automjetet

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Policia bën me dije se gjatë 24...

“Meta dhe Berisha kanë përvetësuar 200 mld euro”/ Beqiri: Kanë bërë batërdinë në vend

Shqipëria në këto tre dekada është sunduar nga krimi dhe korrupsioni dhe kjo ka disa persona, që duhet të mbahen përgjegjës. Kështu u shpreh...

Diskursi mbi Gazën është “Vylan-izuar” – kjo strategji shpërqendrimi nuk funksionon më

Archie Bland Nëse je i përfshirë në biznesin e etiketimit të “përbindëshave”, nuk është çudi që të shkëlqejnë sytë kur dëgjon për një grup punk...

Lajme të tjera

Web TV