Vuçiç dhe Brnabiç dalin sot para mediave: Do të shpallim vendime të rëndësishme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja Ana Brnabiç kanë lajmëruar se sot në orën 20:00 do të dalin me një deklaratë publike ku do të komunikojnë vendime të rëndësishme për qytetarët serbë. Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiç njoftoi se do të dalë me plane dhe programe të reja dhe se qytetarët e Serbisë presin lajme të rëndësishme politike dhe ekonomike.

Kryeministrja Brnabiç më herët tha se ka punuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe ministrin e financave Sinisha Mali për të parë se çfarë masash shtesë ekonomike dhe politike mund të ndërmerren dhe se qytetarët do të jenë të kënaqur me masat e reja.

Të martën presidenti Vuçiç ka biseduar me ministrin e Jashtëm dhe kreun e SPS-së, Ivica Daçiç dhe ka bërë të ditur se sonte do të prezantojë një pjesë të asaj që kanë punuar shumë prej javësh.

Sakaq pritet të komentohen edhe zhvillimet e fundit në Kosovë.

Tensionet në veri

Situata në veri të vendit është tensionuar nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e tri komunave veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, që të futen në zyret e tyre, përkundër rezistencës së serbëve lokalë. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR’it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

Të fundit

Këtë janë dy të rinjtë,punonjës së ambasadës së Izraelit në SHBA që u vranë në Washington

Ambasada e Izraelit në SHBA ka ndarë foton e dy punonjësve të saj, të cilët u vranë si pasojë...

“Gjithmonë fitoj trofe në sezonin tim të dytë”, fansat rikujtojnë fjalët e Postecoglou

Një deklaratë e Ante Postecoglou në muajin shtator, për shumë muaj është kthyer në tallje ndaj tifozëve të Tottenhamit. Trajneri australian, pas dy humbjeve...

Dosja 5D/ Përplasje në seancën gjyqësore, kërkesat e të pandehurve që shkaktuan debat

Seanca gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes 5D, është shoqëruar me tensione në sallën e gjyqit. Denion Bogdani, avokati i të pandehurit Redi Molla, ka...

Vajza që ka udhëtuar çdo shtet të botës e vetme rrëfen ku nuk do të kthehej më kurrë

Jessica Nabongo është një nga gratë e para me ngjyrë që ka vizituar 195 vendet e botës, një arritje që e përmbylli në vitin...

Rrugorja e Tiranës me “dorë të hekurt”/ 6000 gjoba dhe 14 të arrestuar në orët e fundit

Policia Rrugore e Tiranës ka nisur një plan të posaçëm masash për të përforcuar sigurinë në rrugët e kryeqytetit. Me praninë e shtuar të forcave...

Lajme të tjera

Web TV