Situata në veri/ Begaj: Sjell pasoja për rajonin, tensioni erdhi nga ushtrimi i dhunës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Bajram Begaj ka deklaruar se konflikti në veri të Kosovës nuk i shërben stabilitetit të rajonit në një kohë kur është në procesin e integrimit në BE. Dje në takimin me presidentin e Estonisë, Alar Karis, u shpreh se i gjithë tensioni sjell pasoja për rajonin dhe komunitetin ndërkombëtar ndaj e cilëson të domosdoshme zgjidhjen.

Për ndikimin në nismën e ‘Open Balkan’, Begaj thotë se iniciativa mbetet e mirëseardhur për aq kohë sa sjell përfitime ekonomike.

“Askush nuk është i kënaqur me situate apo sjellje që nuk i shërbejnë stabilitetit të rajonit aq më tepër kur është në proces të integrimit. Ndërsa të gjithë ne prisnim të zhvilloheshin negociata mes Kosovës e Serbisë, kemi pasur një tensionim të situatës, e cila ka ardhur si rrjedhojë e keqpërdorimit të popullatës serbe në veri të Kosovës dhe ushtrimit të dhunës nga grupe kriminale.

Kjo sjell pasoja për rajonin por edhe për komunitetin ndërkombëtar siç është sforcimi i panevojshëm i partneriteteve.

Mendoj që situate kërkon një zgjidhje e cila besoj se do të merret në konsideratë nga drejtuesit dhe 2 faktorët kryesorë. Sa i përket nismave rajonale, çdo nismë është pozitive dhe e domosdoshme dhe e rëndësishme.

Për Ballkanin e Hapur, kjo është iniciativë e konceptuar vetëm si ekonomike që do të sillte përfitim përmes shkëmbimit të mallrave, lëvizjes së lirë të njerëzve dhe burokracive”, tha Begaj. Ndër të tjera, presidenti Begaj tha se ka komunikime me autoritetet në Kosovë dhe i kërkon që të kenë durim e të koordinohen me partnerët strategjikë për të gjetur zgjidhje.

“Komunikimi im me Kosovën është i vazhdueshëm, me autoritetet më të larta, me komandantin e KFOR dhe disa president të rajonit. Kam shprehur mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën dhe kam vënë theksin te marrëveshja në Bruksel dhe anekset e dakordësuara në Ohër. Duhet të fokusohemi te prioritetet.

Lexo edhe :  Sot testi i Vlerësimit të Nxënësve të Arsimit Fillor, Manastarliu: Suksese

Sovraniteti dhe integriteti i Kosovës është i domosdoshëm. Kam bërë thirrje vëllazërore për autoritetet e Kosovës që në këtë situatë duhet të kenë durim, mature dhe duhet të dëgjojnë e të koordinohen me partnerët tanë strategjikë.

Dhuna nuk është zgjidhja, konflikti i dhunshëm s’duhet të jetë opsion”, deklaroi Begaj.

Të fundit

U arrestuan teksa drekonin, gjykata lë në burg Xhevdet Plakun dhe 5 të tjerë

Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masave te sigurisë për 7 personat e arrestuar në kuadër të operacionit policor...

“Vijnë studentë nga vende armiqësore”, Trump vijon betejën me Harvardin

Prej disa ditësh një "luftë" e ftohtë ka nisur mes Donald Trump dhe universitetit prestigjoz Harvard. Presidenti i SHBA-së, Trump mbrojti sot vendimin e administratës...

Kaos te PD: “Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos”

Ish-deputeti Lefter Maliqi, në një intervistë për Report TV, tha se do të nisë një tur falenderimi jo për të festuar, por për të...

Pretendimet për ‘trenin bullgar’ ranë, kryeplaku: Fletët e votimit imitim i KQZ

Emri i Dervish Beqirit, kryeplak i fshatit Pekisht në Peqin të Elbasanit u përmend për herë të parë më 22 maj, nga kreu i...

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u...

Lajme të tjera

Web TV