FOTO-Rama bën rolin e kamarierit/ Merr tabakanë dhe u ofron grave socialiste verë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama u kujdes që tu ofronte vetë grave socialiste nga një pije në hollin e pallatit të Kongreseve ku dhe po zhvillohet festa e 32 vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.

Në fjalimin e tij që zgjati për gati një orë Rama tha se ndihet krenar që PS është e vetmja parti shqiptare që votohet më shumë nga gratë sesa nga burrat dhe kërkoi angazhim për të rritur edhe më shumë pjesëmarrjen e tyre  jo vetëm në politikë por në jetën administrative dhe shoqërore.

“Vota e gruas, është vota e asaj pa të cilën shtëpia bëhet rrëmujë, pastërtia vihet në pikëpyetje, ushqimi bashkë me natën ftohen. Këtë nuk e them vetëm për votën që kam marrë nga gruaja ime, jo si kryetar partie, por si burrë që falë gruas më në fund u bë edhe me shtëpi, por e them sepse besoj që sa më shumë politika në këtë vend të marrë nga ndjeshmëria e nënave, nga përkushtimi i grave, nga ndjeshmëria e motrave, aq më mirë do të jetë për tiparet e saj që janë kaq rëndom, egërsisht burrërore e mbi të gjitha besoj se ekuilibrimi gjinor i jetës së një vendi dhe të këtij vendi në mënyrë të veçantë është një domosdoshmëri për zhvillimin e tij të qëndrueshëm. 

Edhe pse kemi ende shumë rrugë për të bërë, boshllëqe për të mbushur edhe të meta për të adresuar, drejtimi është ky dhe unë jam shumë krenar e ne udhët të jemi shumë krenar që të gjithë së bashku që po të kthejmë kokën nga e nisëm përpjekjen për të rritur progresivisht pjesëmarrjen e grave jo vetëm në politikë por në jetën administrative dhe shoqërore, kemi bërë hapa kolosalë falë Partisë Socialiste të Shqipërisë.”

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV