“Këto zgjedhje nuk njihen”/ Berisha: Protesta për të rikthyer votën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi bëri publike me video denoncimet për masakrën zgjedhore të 14 majit, kryedemokrati Sali Berisha tha se këto zgjedhje nuk do të njihen.

Berisha tha se shqiptarët përmes protestave, duhet të vendosin të drejtën e tyre legjitime të votës.

Kryedemokrati deklaroi se Elbasani është rrethi i dytë, pas Kamzës, më i shmëtuar i farsës elektorale, ku kriminelët elektronikë të Edi Ramës, sipas tij, nuk i ndali asgjë të dhunonin ligjin.

“Këto ishin disa video përfaqësuese të mbi 70 përqind të qendrave të votimit të kontrolluara. Sepse jo të gjitha janë kontrolluar dhe jo në pak raste, kamerat janë vendosur në atë mënyrë që përjashtojnë kontrollin.

Është bërë vendosje kamerash që të mos filmojnë përveçse në gjunjë e poshtë votuesit. Kjo ka qenë shumë e përhapur në Kamëz, por është përdorur edhe në zona të tjera.

Elbasani, rrethi i dytë më i madh pas Tiranës, është farsa më e shëmtuar elektorale, pavarësisht nga votimi dixhital që u vendos aty me qëllimin më të mirë për të shënuar një hap cilësor.

Por Edi Ramën dhe kriminelët e tjerë elektoralë nuk i ndalon asgjë, asnjë akt, asnjë shkelje ligji, asnjë dhunim kodi, etike, norme, për të rrëmbyer mandate që nuk i takonin.

Prandaj këto zgjedhje nuk njihen kurrë, shqiptarët në protestë do vendosin të drejtën e tyre legjitime, kushtetuese për ët votuar të lirë, njëlloj si kombet e tjera të Europës”, tha Berisha.

Të fundit

Lufta në Ukrainë, Trump gjen justifikimin pse nuk e zgjidhi “për 24 orë”

Donald Trump, gjatë fushatës së tij, pati premtuar se do t'i jepte fund luftës në Ukrainë për 24 orë....

Dosja “Partizani”/ Merret sot vendimi për Berishën dhe dhëndrin e tij

Sot në orën 13:00, GJKKO pritet të marrë vendimin përfundimtar nëse dosja “Partizani”, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe...

Dështim 0-3 kundër Milanit në gjysmëfinale, Inzaghi: E merituan, na vjen keq

Simone Inzaghi e pranoi me respekt humbjen 0-3 në derbin ndaj Milanit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Trajneri i Interit u tregua i...

Katër shtëpi, tokë, truall e vila/ Kjo është pasuria e ish kryeministrit Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij si dhe të bashkëshortes, Anita Haradinaj. Në regjistrin e publikuar nga...

Agron Llakaj ka sot ditëlindjen: Nuk festoj dot si dikur pa ty, Kostandina

Aktori i dashur për publikun, Agron Llakaj, feston sot 65-vjetorin e lindjes. Mëngjesin e kësaj të enjte, ai ka bërë një postim në profilin...

Lajme të tjera

Web TV