Kritika për maturën shtetërore/ Ekspertët e arsimit dalin me kërkesën urgjente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 1 qershor maturantët iu nënshtruan provimit të parë të maturës shtetërore, atij të gjuhës së huaj, dhe tashmë kanë në duar rezultatet.

Sipas statistikave kalueshmëria për këtë vit është 96%. Por ndonëse matura e 23-shit vjen me risi, ka ekspertë të arsimit të cilët janë të mendimit se matura duhet ti rikthehet skemës së dhënies së provimeve me shkrim dhe me gojë.

“Mënyra e organizimit të Maturës Shtetërore në gjithë këto vite ka rezultuar që nuk është e duhura dhe nuk është turp që ne t’i rikthehemi dhe njëherë mënyrës se si zhvilloheshin më përpara provimet e maturës në gjimnaze.

Të zhvillohen në shkolla, me mësuesit e shkollës, nën përgjegjësinë e drejtorit të shkollës dhe të inspektorit që i mbulon dhe të rinjtë kishin mundësinë të shpreheshin si me shkrim dhe me gojë.

Pra vetëm testi i penalizon në një farë mënyrë ata që duan ose kanë mundësi për tu shprehur  dhe nga ana tjetër nuk na ndihmon ne për të arritur një nga synimet që ka edukimi në këtë periudhë, të menduarit kritik.

Ne kemi të rinj që nuk janë në gjendje të formulojnë një koncept shkencor”, tha ekspertja e arsimit, Valbona Nathanaili.

Temë diskutimi për maturën shtetërore në vitet e e fundit është kthyer erdhe dalja e tezës ndëkohë që zhvillohet provimi. Ndonëse publikisht është folur për penalizime nga ministria e arsimit, nuk ka pasur asnjë konkretizim.

“Dalja e tezës është shqetësuese sigurisht por ne nuk mund të mohojmë që në gjithë këtë sistem kaq të madh do ketë gjithmonë njerëz të papërgjegjshëm që do ta bëjnë këtë punë.

Nga ana tjetër më shqetëson fakti që ndonëse është një ngjarje e përsëritur asnjëherë nuk kemi mundur të kapim autorët e këtyre ngjarjeve.

Lexo edhe :  Mero Baze: Apartamenti i Veliajt sot ishte mesazh i koduar nga SPAK për britanikët

Sigurisht është e vështirë por nëse do punohet jo me penalizime por në rritjen e ndërgjegjes dhe këtu kam parasysh ndryshimin e formës së zhvillimit të maturës shtetërore, ngjarje të tilla mendojë se do të ishin më të rralla dhe jo kaq me pasoja për gjithë maturën”, shtoi ekspertja.

Teksa janë në pritje të rezultateve të provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, të martën maturantët do ti nënshtrohen provimit të Matematikës dhe do ta përfundojnë ciklin me lëndën me zgjedhje në 19 qershor.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV