Shirat e rrëmbyeshëm/ 7 turistë bllokohen në kanionin e Langaricës (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

7 turistë të huaj të cilët kishin mbetur të bllokuar në “Kanionin e Langaricës, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut, por janë shpëtuar nga policia.

Policia e Përmetit, shërbimet zjarrfikëse si dhe anëtarët e federatës shqiptare “Rafting Albania”, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.

Ata kanë kontrolluar zonën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Langaricës.

Falë punës së mirorganizuar dhe bashkëpunimit me shërbimet e tjera, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e 7 turistëve nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.

Të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar punonjësit e Policisë dhe shërbimet e tjera që i erdhën në ndihmë në kohë rekord.

Të fundit

Kur detyrat kushtetuese dhe publike përdoren si pronë private

Endri Kajsiu Pse mungoi kryeprokurori në prezantimin e draftit të kodit të ri penal dhe heshtja e çuditshme e organit...

Zjarret djegin banesa/ Evakuohen banorë dhe pushues në Borsh, aktive vatrat në Prespë

Perkeqesohet situata me zjarret në jug të vendit. Në Borsh flakët i janë afruar plazhit. Rruga kryesore Himarë-Sarandë pranë Borshit momentalisht është e pakalueshme...

Hulk Hogan, legjenda e muskujve që kaloi nga ringu në kinematografi

Nga Leonard Veizi I gjatë, i fuqishëm, me një buzëqeshje prej gladiatori dhe mustaqe të verdha që nuk e tradhtonin dot personalitetin ekstravagant – Hulk...

Dhunoi kamarierin në Vlorë për një shishe ujë, pezullohet nga detyra oficeri i policisë

Ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, aktualisht oficer i policisë kufitare në Dibër, Ardian Isufi është pezulluar nga detyra, për shkak të përfshirjes së tij...

Analiza/ Çfarë do të thotë njohja e Palestinës nga Franca?

Emmanuel Macron e njoftoi vendimin vonë në mbrëmje në X (24.07). Në një postim të gjatë, presidenti francez deklaroi se vendi i tij do...

Lajme të tjera

Web TV