Vendosja e NATO-s/ Rama: Ditë reflektimi për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama kujtoi sot vendosjen e NATO-s në Kosovë në 12 qershor 1999, ndërsa u shpreh se “sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët”.

Rama u shpreh se “pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë”.

“Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë!”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Prandaj, vijoi ai, “bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët”.

“Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë, me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve”, u shpreh Rama.

Të fundit

Drama ime nis në ’97”/ Eneda Tarifa rrëfen humbjet e familjes tek firmat piramidale

Eneda Tarifa foli në një intervistë për etapat kyçe të jetës dhe karrierës së saj, duke prekur edhe një...

“Bëjmë realitet ëndrrën për Shqipërinë në BE”/ Pesë arsye përse duhet votuar PS!

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me simpatizantë e banorë të Rajonit 2 në Vlorë bashkë me kandidatët për deputetë,...

Mbi katër mijë euro/ Dafina Zeqiri i blen karrocë Lamborghini djalit të saj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, tashmë është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë e një djali. Artistja është e...

Çfarë po ndodh me prodhimet në Kinë pas taksave amerikane

A keni ëndërruar gjithmonë të keni një çantë Birkin, por kushtonte 38,000 dollarë dhe duhet të prisnit gati një vit? Nuk ka problem, lufta tregtare...

E Enjtja e Madhe dhe kuptimi i lyrjes së vezëve të kuqe të Pashkës

Të enjten e madhe lyejmë një pjesë nga vezët e kuqe të Pashkës. Lyejmë për çdo pjesëtar të familjes dhe për disa persona të afërt...

Lajme të tjera

Web TV