Berisha po ndërhyn në PD zyrtare/ Analisti: Do të jetë e vetmja opozitë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar në një intervistë për Euronews Albania, situatën aktuale në Partinë Demokratike.

Ai tha se Sali Berisha po ndërhyn në PD-në zyrtare. Sipas analistit, Berisha do të jetë ai opozita.

“Duke qenë ai ekskluzivisht e vetmja opozitë në vend, ai mund të imponohet duke i detyruar, beson ai të paktën, amerikanët të heqin non gratën dhe të hyjnë në marrëveshje me të për të qëndruar në politikë.

Ajo që shoh të paktën, është se te gjerat që ata kërkojnë, pra grupi i cili është kundër bërjes së zgjedhjeve, çojnë ujë te mulliri i Sali Berishës.

I vetmi person besoj unë, që është interesuar që në PD-në zyrtare të mos bëhen zgjedhje për kryetar, por të shtyhen zgjedhjet dhe të vazhdohet edhe një vit tjetër, nga një vit e gjysmë siç ishim deri tani, në amulli, në mungesë aktiviteti politik siç është tashmë Partia Demokratike zyrtare është Sali Berisha.

Prej një viti e gjysmë ai fitoi kohë dhe arriti të marrë një pjesë të mirë të partisë ta rekrutojë në pjesën e vet dhe tashmë që ai ka humbur zgjedhjet është akoma më tepër i interesuar sepse e para shmang vëmendjen nga kërkesa që ka opozita prej tij, që ai tashmë ose të kundërshtojë rezultatin, ose të largohet dhe të japë dorëheqjen, t’i hapë rrugën  një personi tjetër.

Ai kështu tërheq vëmendjen dhe nuk largohet, por qëndron aty si e vetmja opozitë,” – u shpreh Mërtiri.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV