Gazifikimi/ Balluku: Nis nga Korça, në 12 muajt e ardhshëm do të shohim projektin konkret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazifikimi i shumëpërfolur, i nxitur në fillim nga kalimi i gazsjellësit Trans Adriatik në vendin tonë pritet të ketë zhvillime konkrete në 12 muajt e ardhshëm.

Të paktën këtë la të kuptojë Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në një takim të mbajtur këtë të martë lidhur me “Strategjinë e Specializimit Inteligjent në Shqipëri (S3” me fokus tek sektori i energjisë.

Sipas ministres projekti pilot i gazifikimit do të nisë nga Korça duke pasur parasysh që një sërë pilotimesh të tjera në faza më të hershme për sektorë të ndryshëm që kanë rezultuar të suksesshëm.

“Duke pasur zhvillimin në sektorin e industrisë dhe turizmit, gazifikimi tani nuk është më një utopi por nevojë bazike dhe projekti i Korçës do jetë pilotimi i parë.

Në 12 muajt e ardhshëm do shohim një projekt konkret të zhvillohet në Shqipëri duke i dhënë një mundësi të re TAP.

Përmes kësaj TAP kthehet në një gjenerues të projekteve të reja. Me nisjen e gazifikimit në Korçë hapim një hap të ri që të nisë një projekt me shtrirje më të gjerë ndoshta në Pogradec, Fier, Elbasan pra aty ku kemi pika dalje të gazsjellësit ndërkohë sa i takon portit në Vlorë, po ecën me hapa të qëndrueshme jo të shpejtë.

Aktorët që janë ulur për diskutime janë me peshë shumë të mëdha dhe cilët nuk e kuptojnë këtë nxitimin tonë për të bërë çdo projekt sa më shpejt.

Po mësojmë shumë prej tyre pasi përveç portit një tjetër komponent me rëndësi është pjesa e tubit nga Vlora në Fier dhe ngitja e TEC Vlorës në modul të tretë 300 MW.

Lexo edhe :  Berat, ish-drejtori i SHISH kapet me dokumente sekrete dhe municion në shtëpi

Të gjitha këto duan kohë dhe maturi dhe palët e përfshira janë një konsorcium me emra të mëdhenj që e fut Shqipërinë në një tjetër dimension” tha Balluku.

Ndërkohë lidhur me sektorin e energjisë ministrja nënvizoi se Shqipëria synon të jetë një eksportuese neto e energjisë dhe të rrisë kapacitetet me 4 teravat deri në vitin 2029.

Investimet në energji kanë gjetur vëmendje të shtuar nga investitorët ndërkombëtare dhe se tashmë zhvillimi i projekteve të pavarura që duan të zhvillohen mbështetet edhe nga ngritja e bursës së energjisë.

Sa i takon strategjisë Balluku nënvizoi se ajo merr një rëndësi të veçantë duke pasur parasysh planifikimet dhe hapat konkretë duke mos mbetur thjesht dokumente në sirtar dhe të hartuar për hir të përmbushjes së kërkesave të ndërkombëtarëve.

Të fundit

Sa nga anëtarët e NATO-s përmbushin objektivin e ri?

Të gjithë anëtarët e NATO-s tani arrijnë pragun minimal të shpenzimeve të mbrojtjes të vendosur nga aleanca. Polonia, Lituania,...

“Gaza, një nga episodet më të errëta” Sánchez: Përgjigja e Evropës ka qenë një dështim

Standardet e dyfishta të Evropës dhe Perëndimit mbi luftërat në Ukrainë dhe Gaza kërcënojnë të minojnë pozicionin e saj global, paralajmëroi kryeministri spanjoll, Pedro...

Qetësia në pavarësi: Fondi i pensionit në SIGAL si mundësi

Pavarësia financiare në moshën e pensionit nuk është e lehtë, por ajo pavarësi garanton qetësinë dhe mbarëvajtjen e moshës së tretë. Në Shqipëri vendimmarrjet e...

Rama: Vëzhgimi i shpendëve, atraksion turistik gjithnjë e më i dashur

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga zonat e mbrojtura, duke vlerësuar bukurinë e biodiversitetit që ofrojnë ato. “Buqetë pamjesh nga shpendët e ujit, protagonistë...

BIRN: KLP përfshihet nga debatet për drejtimin dhe buxhetin

“Prokurori Sokol Stojani akuzoi kryetaren e KLP-së, Mirela Bogdani se po e kthente Këshillin në agjenci udhëtimi dhe se kishte ushtruar presion ndaj administratës...

Lajme të tjera

Web TV