Çmimi i energjisë drejt rritjes/ ERE kërkesë urgjente furrave të bukës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa muajsh Enti Rregullator i Energjisë i është kthyer debatit të kahershëm për ndarjen e tarifës së energjisë elektrike të furrave të bukës nga prodhimet e tjera të brumit dhe të pastiçerive.

Tashmë ERE u ka kërkuar prodhuesve të bukës që të nisin plotësimin e kushteve me qëllim përfitimin e tarifës preferenciale 7,6 lekë për kwh vetëm nga dyqanet ku tregtohet buka dhe jo kur tregtohen produkte të tjera.

“Sot (mbledhja u zhvillua ditën e djeshme) me kërkesën e Kryesisë të Shoqatës në ambientet e ERE-së u zhvillua një seancë dëgjimore ku morën pjesë një përfaqësi e Shoqatës, Përfaqësues të Institucionit të ERE-së, Drejtuesit e FSHU-së (Furnizuesi i Shpërndarjes Universale) dhe drejtuesit e OSSHE.

Qëllimi i kësaj tavoline ishte zgjidhja e problematikave që kanë Prodhuesit e bukës për furnizimin me korent, përcaktimi i kushteve që duhet të plotësojnë furrat e bukës që përfitojnë korentin me 7.6 lek, problematika e furrave të bukës që kanë dhe prodhime brumi e pastiçerie si dhe aktivitete të tjera të këtij lloji.

Takimi u zhvillua me debate të ashpra por konstruktive, ku të gjitha palët janë të interesuara për zgjidhje përfundimtare të këtyre problematikave, ku ne mbrojtëm me vendosmëri interesat e prodhuesve të bukës .

Nga takimi u ra dakord për të zhvilluar në vijimësi takime të tjera për trajtimin teknik dhe specifik të problemeve dhe zgjidhjeve të tyre, sipas kushteve që paraqiten aktualisht në furrat e bukës”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Bukës Pastiçerive dhe Brumërave.

Prej vitit 2018 sipas vendimit të ERE për tarifat e energjisë elektrike për “furra buke dhe prodhim mielli për tension 0.4 kv tarifa e energjisë është 7.6 lekë për kwh, ndërsa për “furra buke dhe prodhim mielli në tensionin 10 dhe 6 kV tarifa e energjisë është 7.1 lekë

Përfaqësues së shoqatës pohuan për Monitor se prej disa muajsh nga ERE u është kërkuar furrave të bukës, ndarja e ambienteve në dy aktivitete, pra aty ku ata kanë shërbimin e tregtisë të pastiçerisë, produkteve të tjera, byrek etj të ketë tarifë shërbimi me 14 lekë në tension të ulët.

Lexo edhe :  “Në Shqipëri ka qenë me kartelë”, flet daja i autorit të krimit tronditës në Greqi

Për zonat ku ka prodhim të bukës masive, ku janë furrat e pjekjes apo dhe brumatriçet do të aplikohet çmimi i subvencionuar prej 7.6 lekë.

Gëzim Peshkopia nga Shoqata e Bukës, Brumërave dhe pastiçerive tha më herët për Monitor se kjo kërkesë është teknikisht e pamundur të zbatohet ndarja e një ambienti me dy linja të faturimit të energjisë elektrike.

Peshkopia thotë se prej vitesh tashmë në dyqanet e tregtimit të bukës nuk tregtohet vetëm ky produkt, por edhe ka një larmi produktesh, duke nisur nga prodhimet e tjera të brumit, pastiçerive etj.

Sakaq çmimi i bukës masive prej muajit mars 2022 vijon të jetë 100 lekë. Për periudhën 2021-2022 çmimi i bukës u rrit 3 herë radhazi me një rritje totale prej 71%.

Shtrenjtimi i parë nisi në muajin shtator të 2021 ku buka masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë. Rritja e çmimit 14% u ndikua nga shtrenjtimi i miellit të bukës nga 50 lekë në 55 lekë në muajin gusht (rritja 10%).

Në mesin e muajit mars 2022 çmimi i bukës shënoi sërish rritje prej 20%, duke arritur në 100 lekë për copë, për shkak të shtrenjtimit të miellit. Ndërsa në rrethet si Korça, Pogradeci, Gjirokastra apo Saranda për shkak të shtrenjtimit të kostove të transportit të miellit nga karburanti çmimi i bukës masive tregtohet 120 lekë.

Por në vend mungesa e fuqisë punëtore solli rritje tjetër të çmimit të bukës nga 1 prilli 2023.

Rritja e çmimit të bukës masive 10 deri 20 lekë u reflektua në disa furra buke në qytetin e Beratit. Prodhuesit pohuan se janë të detyruar të rrisin çmimin, pasi kanë shtuar pagat e punonjësve./ MONITOR/

Të fundit

Varrezat e makinave nuk do të lejohen më, ja çfarë ka planifikuar Qeveria

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa edhe për “varrezat” e makinave, teksa tha se jemi i vetmi vend në Evropë që i...

Kthyen ‘përmbys’ shkollën 9-vjeçare në Pogradec, procedohen dy të mitur

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 2 shtetas të mitur. Dy të miturit dyshohet se kanë...

Doni të dini pse izraelitët janë indiferentë ndaj Gazës? Shihni televizionin e tyre

Roy Schwartz Ndonjëherë, lajmi më i rëndësishëm është ai që nuk shfaqet fare në tituj. Kjo ndodhi të premten e kaluar në edicionin e lajmeve...

Anëtarësimi në BE/ Ambasada Gjermane: Berlini është përkrah Shqipërisë

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka rikonfirmuar mbështetje të fortë për Shqipërinë dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre për...

Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit

Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e tyre synojnë largimin brenda...

Lajme të tjera

Web TV