Përse Kurti po përpiqet të frikësojë shtypin në Kosovë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka urdhëruar dje pezullimin e licencës së biznesit të grupit Klan Kosova, me një arsyetim shtazarak.

Sipas qeverisë, dy aksionerët e rinj të biznesit në certifikatën e lindjes që kanë dorëzuar, e kanë të shkruar vendlindjen Pejë, Serb,i dhe Gjakovë, Serbi. Dhe sipas tyre, meqë Kosova është shtet iI pavarur, kjo është dhe shkelje e ligjit kushtetues.

Nuk ka nevojë të komentosh arsyen, kur e di shkakun e vërtetë të këtij veprimi, por nuk mund të mos shqetësohesh kur kupton dhe se sa pak vrasin mendjen të gjejnë ndonjë arsye të besueshme për të sulmuar një medie që nuk u pëlqen.

Madje aq shpejt e kishte bërë Ministria shkresën, sa dhe referimin në ligj e kishte bërë gabim. Sot kërkoi ndjesë dhe gjeti një nen tjetër përmes të cilit e quan të paligjshëm këtë deklarim.

Pronarët e biznesit kanë deklaruar një dokument, nuk kanë deklaruar dëshirat e tyre se kujt shteti i përkiste vendlindja e tyre kur kanë lindur ata.

Albin Kurti, i cili nuk i përket as Kosovës formalisht si origjinë, por një fshati të Malit të Zi, me këtë kriter nuk duhet të lejohej të bënte politikë e për më tepër të përfaqësonte shtetin e ri të Kosovës, të cilin e ka njohur vetëm kur është bërë kryeministër.

Por nuk është se ja vlen të diskutojmë arsyen që kanë gjetur, por arsyen përse Kurti po krijon një konflikt me shtypin në Kosovë.

Arsyeja është e qartë. Ai po humbet betejën në opinionin publik si demagog, dhe po kërkon që të forcojë debatin nacionalist në vend, me qëllim që të gjejë armiq të brendshëm dhe të jashtëm në betejën për të mbrojtur izolimin e Kosovës dhe kundërvënien e faktorit ndërkombëtar.

Duke gjetur një arsye ‘patriotike’ tek certifikata e lindjes së dy biznesmenëve shqiptarë, ai po përpiqet të ndajë shoqërinë në fanatikë pro tij, dhe të tjerë kundër, për të bërë të besueshëm paranojën e tij se po lufton me armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm për të shpëtuar Kosovën.

Natyrisht që nuk ka asnjë shans të mbyllë Klan Kosovën. As Milosheviqi nuk e mbylli dot shtypin e Kosovës për dhjetë vite të rezistencës së Kosovës. As ai nuk mundi dot të ndalojë shtypin kundër tij në Kosovë dhe për më tepër të frikësojë gazetarët, edhe pse ishte i gatshëm të kishte gjithë botën kundër.

Lexo edhe :  5 maji i brekëgrisurve

Albin Kurti nuk ka asnjë shans. As të afrojë policinë tek dera e televizionit. Por ama ka shansin të turpërohet siç po turpërohet me urdhëra të tillë mesjetar, që do ta shoqërojnë gjatë si njollë turpi historinë e tij.

Ai do të frikësojë shtypin në Kosovë, ose së paku ta pozicionojë kundër tij, për ta zhvlerësuar si shtyp i financuar nga Serbia, një demagogji e vjetër e çdo diktatori që nuk ja del dot të ballafaqohet me të vërtetat e ditës. E di që nuk ja del dot më ta ketë shtypin në anën e vet, me marrëzitë që bën, dhe kërkon të paraqitet si viktimë e shtypit që “financohet” nga Serbia apo armiqtë evropianë dhe amerikanë.

Problemi që ai ka është se nuk e kupton që nuk frikëson dot askënd. Beteja e tij për të frikësuar “armiqtë” e tij është nga më qesharaket dhe më të rrezikshmet për Kosovën.

Tentoi të frikësojë serbët në Veri, dhe përfundoi duke mbrojtur një kryetar komune që ka dy javë pa bërë dush në emër të patriotizmit, tentoi të frikësojë KFOR me trazira dhe përfundoi në mëshirë të KFOR, tentoi të frikësojë partnerët perëndimor, BE dhe SHBA, dhe tani ka përfunduar duke ju lutur t’i lirojnë policët që i ka rrëmbyer Serbia. Tani po tenton të frikësojë shtypin e do përfundojë duke ju lutur shtypit të ketë mëshirë kur të përshkruajë fundin e tij politik.

E vetmja vlerë që ka kjo copa e letrës, është që e afron dhe më shumë Kurtin me Vuçiqin, i cili ndryshe nga Kurti jo vetëm i frikëson, por dhe i nënshtron mediat në Serbi. Meqë e ka ëndërr t’i ngjajë Vuçiqit, të paktën të mësojë hilet e tij, se zanatin duket që se mëson dot.

Të fundit

Tjetër hetim për Gjin Gjonin e PD-së, qytetari: Më erdhi në shtëpi për votën

Një tjetër hetim ka nisur nga Policia e Lezhës ndaj kandidatit për deputet të PD-së në këtë qark, ish-gjyqtarit...

Berisha gënjeu! Kreu i PD tentoi dy herë të merrte vizën, DASH vetëm injorim

Ditën e enjte, gjatë një konference për shtyp, Sali Berisha mohoi të ketë kërkuar marrjen e një vize amerikane për të udhëtuar drejt Shteteve...

Rusia i përgjigjet Perëndimit për armëpushimin dhe sanksionet: Nuk na trembni dot

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, iu përgjigj me ironi paralajmërimeve të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Mertz nga Kievi, të cilët kërcënuan...

Trump: India dhe Pakistani bien dakord për një armëpushim të menjëhershëm

India dhe Pakistani bien dakord për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se India dhe...

Inteligjenca Artificiale, Elton John dhe Dua Lipa i kërkojnë qeverisë britanike mbrojtje

Dua Lipa, Sir Elton John, Sir Ian McKellen dhe Florence Welch janë mes më shumë se 400 muzikantëve, shkrimtarëve dhe artistëve britanikë që i...

Lajme të tjera

Web TV