Pritet vala e të nxehtit afrikan/ Ja çfarë do të ndodhë dy javët e fundit të qershorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sinoptikania Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për ditët e mbetura të muajit qershor.

Sipas saj zona juglindore e Shqipërisë, kryesisht rrethi i Korçës edhe sot do shoqërohet nga reshjet e shiu, por nga nesër situata do qetësohet. Nga fillimi i javës temperaturat do të rriten deri në 35 gradë celsius.

“Moti pritet të përmirësohet nga java tjetër, pritet të kemi goditjen e valëve të të nxehtit afrikan në pellgun e Mesdheut, ku Spanja, Sardenja, Italia, pjesa veriperëndimore e Ballkanit do të shënojnë temperaturat më të larta. Shqipëria do të jetë në periferi të kësaj vale, që do të thotë se ne do të kemi mot të kthjellët, do të kemi më shumë orë me diell me reshje shumë të pakta dhe të izoluara, ndoshta në zonat ekstreme veriore. Temperaturat e ajrit në Shqipëri do të jenë 25 apo lehtësisht mbi këtë vlerë. Do të jemi në periferi të valës së të nxehtit, ku temperatura ekstreme do të përjetojë Spanja dhe e gjithë jugu i Italisë, Shqipëria do të mbetet ende me këto vlera, pra 34-35 gradë në 10-ditshin e fundit të qershorit”, u shpreh sinoptikania.

Porja ka treguar edhe ndikimin që do ketë fenomeni El Ninjo në vendin tonë.

“Fenomeni El Ninjo që sjell temperatura të larta në oqeanin Paqësor bën që të kemi ndikim dhe të presim temperatura të larta në dy vitet pasardhëse. Është një fenomen, një gjendje termike, një anomali termike e cila ndikon në sistemin tokë-atmosferë. Fenomeni El Ninjo i cili ndodh të paktën 1 herë në 4-5 vite ne do të presim ditë dhe vite të nxehta. 2024 dhe 2025 do jenë vitet më të nxehta kjo në rang global dhe në rang territorial. Prandaj pritet që Shqipëria  të shënojë temperatura të larta gjatë 2024 dhe 2025. Ajo çfarë ndodh gjatë këtij fenomeni, ne do të kemi shpeshtimi të fenomeneve ekstreme, do të kemi rrebeshe shiu, ciklone, stuhi tropikale të cilat do jenë jo vetëm më të shpeshta, por do jenë në një shkallë egërsie më të lartë në momentin që kemi këtë fenomen”, tregon Lajda Porja.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV