A ka kryer krim Safet Gjici? Spahiu: Çfarë parashikon Kodi Penal për rastin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku foli në lidhje me videoskandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici.

Spahiu u ndal tek pjesa ligjore dhe akuza që mund të ngrihet mbi ish-kryebashkiakun.

Sipas tij, Gjici nuk ka kryer vepër penale, pasi nuk e ka thyer nenin 105 të Kodit Penal që parashikon deri në tre vite burg për kryerjen e marrëdhënieve seksuale duke shpërdoruar detyrën.

Spahiu theksoi se Gjici ka përgjegjësi morale dhe etike, por jo penale, pasi vajza nuk është punonjëse e bashkisë së Kukësit me të cilën mund të ketë marrëdhënie varësie.

“Nuk mund të jesh viktimë edhe nëse të kanë provokuar për gjëra të tilla. Në zyrën e shtetit nuk mund të provokohesh, nuk përjashtohesh nga përgjegjësia. Çështja është nëse kemi përgjegjësi penale, administrative apo etike. Dje kanë ndodhur dy ngjarje, që njëra prej tyre ka marrë vëmendje. E para është legalizimi i kanabisit për arsye mjekësore e cila nuk marrë vëmendje mediatike.

Vijmë tek çështja e dytë e cila ka marrë dhë vëmendjen më të madhe mediatike. Safet Gjici ka përgjegjësi edhe sikur të jetë provokuar. Në standardet evropiane as e-maili i punës nuk mund të përdoret jashtë orarit të punës, apo në fundjavë.

BE-ja ka futur një rregull që edhe punonjësve nuk mund t’i çosh SMS jashtë orarit të punës.

Gjithë njërëzit janë kurioz nëse Safet Gjici ka kryer krim. Unë po ju lexoj veprën penale për të cilën akuzohet Safet Gjici nga SPAK. Neni 105 i Kodit Penal parashikon se kryerja e marrëdhënieve seksuale duke shpërdoruar marëdhënien e varësisë ose të detyrës dënohet me burgim deri në 3-vite.

Lexo edhe :  Lirimi i hapësirave publike/Rama publikon videon: Shkodra ka nisur të marrë frymë lirisht

Së pari vajza nuk është punonjëse e bashkisë dhe bie akuza që ka kryer marrëdhënie për shkak të detyrës apo varësisë.

Safet Gjici ka përgjegjësi politike, administrative, morale dhe etike dhe për ato është ndëshkuar dhe s’është në detyrë dhe s’ka për t’u rikthyer më në detyrë. Me faktet që janë deri më sot, nuk ka një denoncim dhe nuk ka krim. Kryerja e marrëdhënieve seksuale në zyrë në dëshirë të të dyja palëve, në një marrëdhënie të vazhdueshme penale, nuk quhet vepër penale, jo se them, unë po se thotë ligji”, tha Spahiu.

Të fundit

“Çuna respekte, por kaq ishte!” Rama nis gjobat ndaj lavazheve

Në gjithë vendin po vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe kthimin e ambienteve të përbashkëta komuniteteve. Përveç lirimit...

Merkato e nxehtë, Interi shet yllin e skuadrës në Premier League?

Ndërsa Interi po përqendrohet kryesisht te ardhja e Ademola Lukman, objektivi kryesor për sulmin i trajnerit Kivu, klubi nuk ndalon lëvizjet edhe në pjesën...

Vettingu largon nga drejtësia prokurorin e Sarandës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shpallur këtë të premte më 1 gusht vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho....

Serbia paraburgos një serb nga Shtërpca për “spiunazh për Kosovën dhe Shqipërinë”

Gjykata e Lartë në Prokuple të Serbisë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Sasha Gjorgjeviqin nga Shtërpca – komunë në Kosovë...

Sezoni veror, radhë e gjatë automjetesh doganën e Qafë Thanës

Radhe dhe pritje në doganën e Qafë Thanës. Radha e automjeteve që do të kalojnë në kufi është mbi 1 kilometër që shoqërohet me...

Lajme të tjera

Web TV