Votat e burgut dhe skandali i Gjicit përsërisin zgjedhjet në dy bashki

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Bashkinë Rrogozhinë dhe Kukës pritet të mbahen zgjedhjet e reja. KQZ dhe presidenca po disktojnë për të gjetur një datë të përshtatshme ku në të njëjtën ditë, do të votohet në dy bashki të vendit.

Në Rrogozhinë zgjedhjet do përsëriten pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për parregullsi në procesin e 14 majit, ndërsa në Kukës zgjedhjet do të mbahen pas shkarkimit të kryebashkiakut Safet Gjici, i përfshinë një aferë seksuale.

Ndërsa pritej që brenda pak javësh Komisioni Qendror Zgjedhor të shpallte datën për përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, një tjetër bashki tashmë është pa kryetar dhe do të zhvillohen zgjedhje të reja.

Bëhet fjalë për Bashkinë Kukës e cila nuk e ka më në detyrë kryebashkiakun Safet Gjici, i kapur në një aferë seksuale në zyrën e tij. E ndodhur në këto kushte, KQZ-ja dhe presidenca po mendojnë që të caktojnë një datë ku zgjedhjet të bëhen në të dyja bashkitë.

Në bazë të ligjit zgjedhor, nëse kreu i një bashkie shkarkohet me vendim të qeverisë, brenda katër javëve presidenti i vendit në bashkëpunim me Komisionin Qendror Zgjedhor caktojnë një datë për mbajten e zgjedhjeve lokale.

Ky është rasti i Kukësit, ku Safet Gjici teksa po shijonte mandatin e dytë u shkarkua me vendim të Këshillit të Ministrave pasi në media u shfaq një video e rëndë ku në zyrën e punës ku priste e përcillte qytetarët kryen marrëdhënie seksuale orale me një vajzë të re. Pak orë pas publikimit të skandalit qeveria mori vendimin për shkarkimin e menjhershëm të tij, ndërsa vetë Gjici kishte dhënë dorëheqjen.

Tashmë në Kukës pritet të përcaktohet data e zgjedhjeve dhe më pas do publikohen edhe emrat e kandidatëve nga PS dhe opozita. Duket se opozita mund të shkojë në zgjedhje me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Admir Sinamati, i cili rivalizoi Gjicin në zgjedhjet e 14 majit, por nuk mundi të fitojë, ndërsa nga PS ende nuk ka asnjë emër që po diskutohet.

Krejt ndryshe do të jetë situata në Bashkinë e Rrogozhinës, ku kandidatët tashmë janë të përcaktuar pasi ligji e parashikon diçka të tillë. Në Rrogozhinë me vetëm 21 vota më shumë u shpall fitues kandidati i PS-së Edison Memolla, por opozita e ankimoi çështjen në KQZ dhe KAS, sidomos për kutinë e votimit të Burgut të Rrogozhinës, i cili përmbysi rezultatin. Edhe pse KQZ dhe KAS e cilësoi “kuti të rregullt”, i këtij mendimi nuk ishte Kolegji Zgjedhor i cili vendosi përsëritjen e zgjedhjeve në këtë bashki.

Lexo edhe :  A do të kandidojë në zgjedhjet e 2029? Kjo është përgjigjja e Salianjit

Përballë do të jenë sërish Edison Memolla i PS-së dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit Bashkë Fitojmë. Brenda katër javësh, KQZ dhe kreu i shtetit do të komunikojnë për caktimin e një date për zgjedhjet e reja në këto bashki. Po mendohet që ata të mbahen në të njëjtën ditë, ndoënse rasti i Kukësit “u shtua si bonus”, në mënyrë të papritur, pikërisht për shkak të skandalit seksual të ndodhur në zyrën e bashkisë Kukës.

Pritet që sërish beteja në këto dy bashki të jetë e ashpër, pasi si PS ashtu edhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” i drejtuar nga dyshja Meta-Berisha i kërkojnë këto njësi lokale për të shtuar disi prestigjin pas një humbje mjaft të thellë gati dërmuese ku nga 61 bashki fitoi në vetëm shtatë prej tyre. Teksa në Rrogozhinë kandidatët kanë rindezur makinerinë e fushatës, në Kukës ende pritet.

Nga ana tjetër PS ia ka marrë “dorën” zgjedhjeve të parakohëshme në bashki të ndryshme të vendit. Në vetëm një vit janë mbajtur zgjedhjet në gjashtë bashki për shkak të arrestimit për akuzën e korrupsionit në tre bashki dhe prekjes nga ligji i dekriminalizimit në disa të tjera. Tashmë do i shtohet edhe Bashkia Kukës.

SPAK ka nisur hetimet ndaj Gjicit pas publikimit të videos por ende nuk ka një urdhër arresti për ish-kryebashkiakun pasi pritet ecuria e hetimeve. Tashmë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, KQZ do duhet të përcaktojë afatet e regjistrimit në garën elektorale të subjekteve politike, kandidatëve, si dhe të të gjitha etapave në funksion të zhvillimit të këtyre zgjedhjeve.

Të fundit

A do të kandidojë në zgjedhjet e 2029? Kjo është përgjigjja e Salianjit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një konferencë për shtyp nga selia blu u pyet nëse do të...

Chivu kërkon mesfushorin e ëndrrave, Interit i duhen 50 mln euro

Hakan Calhanoglu pritet të largohet nga Interi dhe trajneri Chivu duket se e ka të qartë se cili duhet të jetë zëvendësuesi i tij. Në...

“Kriminelët në zgjedhje, legjendë urbane e fryrë nga vetë Rama”

Në një intervistë me Ylli Rakipin, gazetari i njohur Mero Baze ka deklaruar se kriminelët nuk kanë ndikim të madh në zgjedhje. Sipas tij,...

Veliaj zero shpresa! Mos vallë shtatori nis me zgjedhje në Tiranë?

Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Lartë. Ky vendim shuan përfundimisht shpresat e tij...

Barcelona fut duart thellë në xhep! Duhen 100 mln euro për blerjen e vitit

Barcelona ka një ëndërr. Klubi katalanas do ta kalojë zhgënjimin e Nico Williams duke bërë një transferim edhe më të bujshëm se ai i...

Lajme të tjera

Web TV