Shqipëria gjithmonë do të mbetet Atdheu ynë, ndaj rikthehemi sa herë kemi disa ditë pushime.
Këtë verë kompania më e madhe e sigurimeve SIGAL UNIQA ka menduar një surprizë duke ju mundësuar shmangien e radhëve në pikat kufitare në mënyrë që të mbërrini sa më shpejt te njerëzit tuaj më të dashur.
“Polica Kufitare”, siguracioni i detyrueshëm për çdo mjet me targa të huaja që hyn në territorin e Shqipërisë, tashmë mund të blihet thjeshtë dhe shpejt direkt nga celulari juaj.
Falë SIGAL ONLINE, ju mund ta blini këtë siguracion direkt nga celulari juaj, në çdo vend të Europës ku ndodheni duke klikuar në: www.sigal.com.al
Çfarë mbulon ky siguracion?
– Përgjegjësinë ndaj palëve të treta për automjetet me targë të huaj.
– Dëmet materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta.
– Dëmet shëndetësore dhe pasurore që pësojnë pasagjerët.
Bashkë me “Policën Kufitare” ne ju sygjerojmë që të blini edhe shërbimin “TeleShëndet”, i cili ju mundëson të keni mjekun me vete, kudo dhe kurdo, gjatë qëndrimit tuaj në Shqipëri por edhe pasi të jeni kthyer në vendin ku ju jetoni dhe punoni.
“TeleShëndet”, aplikacioni ku bëhen bashkë konsultat me mjekë të licensuar 24 orë të ditës, këshillat mjekësore, diagnozat, recetat dhe uljet në spitalet e klinikat më të mira, është një nga risitë e SIGAL UNIQA-s, që po njeh rritje ditë pas dite.
Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj, iPhone ose Android, regjistrohuni në pak minuta dhe provoni falas për 24 orë këtë shërbim të mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA.
Shijoni qëndrimin tuaj në Shqipëri duke i besuar kompanisë më të madhe të sigurimeve në rajon, SIGAL UNIQA Group Austria.
Nëse ju nevojiten më shumë informacione, mund të shkruani në:
Whatsapp: 068 606 2829
E-mail: info@uniqa.al