Përplasja me muxhahedinët/ MEK: Një person u vra nga policia shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit ka zbarkuar në kampin e MEK dhe në Manëz, Durrës për të ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet dhe zyrat ku janë strehuar aktivistë të opozitës iraniane.

Burimet thanë se po ushtrohen kontrolle të imtësishme në pajisje elektronike si kompjutera, telefonë, dronë, etj.

Zëdhënësi i kampit të iranianëve MEK në Manzë të Durrësit pretendon se policia shqiptare ka vrarë një person brenda kampit dhe ka plagosur 36 të tjerë.

Madje ata kanë postuar emrin e viktimës, duke thënë se ai quhet Ali Mostashari.

“Gjendja e Ashrafit është shumë e rrezikshme. Një person ka humbur jetën dhe 36 persona janë plagosur dhe janë nën oksigjen. Ky është një akt barbar për të qetësuar mullahët iranianë. Emri i personit të vrarë është Ali Mostashari,” tha zëdhënësi i MEK.

Por policia shqiptare nuk e ka konfirmuar këtë fakt. Sipas tyre, ka pasur të lënduar nga përplasja mes tyre dhe banorëve. Ndërkohë, mësohet se janë lëshuar dhjetëra urdhër-arreste.

Të fundit

SHBA pranon një aeroplan të dhuruar nga Katari

SHBA-të kanë pranuar një aeroplan të destinuar për flotën e Air Force One nga Katari, një dhuratë që ka...

Qeveria shqiptare zgjat lejeqëndrimin për shtetasit ukrainas në Shqipëri në 4 vjet

Këshilli i Ministrave ka vendosur të zgjasë lejen e qëndrimit për shtetasit ukrainas në Shqipëri si pasojë e zgjatjes së luftës në vendin e...

Pista e Formula 1 drejt finalizimit, qeveria miraton shpronësimet në Elbasan

Duket se ambicia e qeverisë shqiptare për të ndërtuar një pistë të Formula 1 në Elbasan po merr zbatim kohët e fundit. Ditën e sotme,...

Si të largoni insektet dhe fluturat e ushqimit në vetëm disa hapa

Një nga problemet më të mëdha të çdo amvise janë fluturat e ushqimit që pushtojnë çdo cep të dollapëve dhe rafteve të mbushura me...

Bitcoin arrin nivelin më të lartë historik me mbi 109 mijë dollarë

Bitcoin, kriptomonedha më e popullarizuar në botë, u rrit në një nivel rekord sot, duke arritur në 109,499.76 dollarë, për shkak të optimizmit në...

Lajme të tjera

Web TV