‘Tronditi opinionin publik…’/ Kontrolli në kampin e MEK, Meta: Ngjarje e rëndë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja tepër e rëndë sot në Kampin ASHRAF të Muxhahedinëve në Manzë është dëshmi e qartë e mugesës së plotë të trasparencës dhe profesionalizmit të veprimeve të strukturave shtetërore.
Dhuna e hapur me pasojë humbjen e jetës së një personi dhe plagosjes së dhjetëra të tjerëve është tërësisht e papranueshme dhe provë e përdorimit joproporcional të forcës ndaj një komuniteti, që është mirëpritur në Shqipëri.

Kjo sjellje e dhunshme në vazhdimësi e Policisë së Shtetit kërkon veçanërisht në këtë rast evidentimin e të gjithë përgjegjësve të dhunes, si dhe verifikimin me përgjegjësi maksimale ligjore të të gjithë veprimeve të ndërmarra nga strukturat e shtetit, si një detyrim i pakapërcyeshëm për këtë ngjarje, që ka tronditur opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar.

Për rreth 4 orë forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshire edhe forcat RENEA kanë zbarkuar për herë të parë, në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, ku janë të strehuar anëtarë të opozitës iraniane.

Operacioni është kryer me urdhër të GJKKO, pas kërkesës së SPAK, pra totalisht legjitim, ndërsa forcat e policisë shqiptare janë hasur edhe me rezistencën e iranianëve brenda në kamp. Urdhrin për kontrolle e ka lëshuar GJKKO, pas dyshimeve për terrorizëm dhe sulme kibernetike.

Të fundit

Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi? Ekspertja: Po mundohen…

Më shumë se 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga Ushtria e Republikës Srpska në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës...

Britania drejt së djathtës ekstreme? Farage dominon sondazhet

Keir Starmer sapo ka mbushur një vit në qeveri, por mbështetja për të po bie me ritme alarmante. Ndërkohë, Nigel Farage po ngjitet fuqishëm...

Dekreti i Duçes që bashkoi me Shqipërinë, Kosovën, Dibrën dhe Strugën

Nga ROLAND QAFOKU Ky është Urdhri mbi bazën e një dekreti special, të lëshuar nga Benito Musolini më 29 qershor 1941 për bashkimin me shtetin...

Bushati ia thotë në sy Berishës: Në Tiranë krimi s’ka ndikim dhe ju humbët thellë

Sali Berisha, i ftuar në televizionin e familjes së vet, iu përgjigj gazetarit Andi Bushati, i cili tha se pse u dorëzuan komisionerët e...

Efekti ‘roje vreshti’ i SPAK-ut

Eduard Zaloshnja Në mënyrë periodike, SPAK-u raporton statistika të çështjeve hetimore që ka filluar ose të çështjeve penale që ka paraqitur në gjykatë, ndërkohë që herë...

Lajme të tjera

Web TV