”Boll bëre KORBIN”/ Balla i përgjigjet Berishës për MEK: Është çështje e drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur Sali Berishës në Parlament që kërkoi të futet në rend dite çështja e muxhahedinëve, kampi i të cilëve në Manzë të Durrësit u kontrollua nga policia me urdhër të SPAK dhe GJKKO.

Balla tha se çështja nuk mund të hidhet në votim për t’u përfshirë ose jo në rend dite, pasi nuk është depozituar si kërkesë. Si e tillë, sipas Ballës, nuk ka asnjë kërkesë që të hidhet për votim.

Balla theksoi se hetimi i SPAK tek kampi i MEK në Manzë është çështje e drejtësisë dhe jo e Kuvendit.

“Ka një formë për prezantimin e kërkesave të cilat paraqiten përpara seancës nuk ka asnjë kërkesë të tillë të depozituar. Ky që bën sikur i dhemb barku për atë që po heton drejtësia bën të njëjtën gjë sa herë që drejtësia bën detyrën e vet. Kuvendi as nuk mund të përfshihet dhe as të ndërhyjë në çështje që i takojnë vetëm drejtësisë. Kjo është një çështje ku Policia e Shtetit ka zbatuar pikë për pikë vendimin dhe urdhrin e prokurorisë.

Përdorimi për qëllime politike i një ngjarje si kjo është diçka që ka 32 vite që ky vend e di fare mirë që ky personi që sapo foli bën korbin dhe ndërkohë që ne na duhet të vazhdojmë me çështjet e rëndit të ditës. Nuk mund të hedhim në votim diçka që nuk ekziston. Për të ndryshuar rendin e ditës ka një procedurë, kështu që nuk ka nevojë për votim, ecim vetëm përpara me çështjet e rendit të ditës”, tha ndër të tjera Taulant Balla.

Të fundit

Horoskopi ditor, 16 Qershor 2025

Dashi Dite e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ju duhet te toleroni me...

Lady Diana, princesha që la klasën e parë për të ndihmuar nënën me fëmijë tek ekonomiku

Lady Diana është lajm sa herë përmendet emri i saj, për gjithë thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që shfaqte si princeshë. Ajo nuk ishte vetëm një...

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në një nga projektet më ambicioze...

Zbulohet lista: Kush janë futbollistët më të paguar të Botërorit të klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve...

Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore sjell pamjet e para të polit jugor të Diellit

Videoja dhe imazhet e para të polit jugor të Diellit janë dërguar në Tokë nga anija kozmike Solar Orbiter e Agjencisë Hapësinore Evropiane. Imazhet...

Lajme të tjera

Web TV