Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Kosovë, arrestohet një qytetar serb i dyshuar për sulme ndaj KFOR-it në veri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kosovës njoftoi të premten se ka arrestuar një qytetar serb në veri të Mitrovicës, nën dyshimet për përfshirje në sulmet ndaj forcave të KFOR-it me 29 maj, ku të paktën 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse mbetën të plagosur.

Policia tha se janë siguruar dëshmi që i arrestuari, i njohur me nofkat “Gjermani” dhe “Rusi” është “përfshirë në rastin e sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare”.

Arrestimi nxiti reagimin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e cila e cilësoi atë “dëshmi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është i interesuar për dialog apo paqe, por që të arrestojë të gjithë serbët dhe të nxis konflikte”.

Për të tretën ditë me radhë grupe qytetarësh serbë bllokuan të premten për pak kohë rrugën kryesore në Graçanicë afër Prishtinës, në shenjë proteste ndaj arrestimit të një pjesëtari të komunitetit serb me 21 qershor, nën dyshimet për krime lufte.

Protestuesit kërkojnë lirimin e tij, duke hedhur poshtë dyshimet se Dragisha Milenkoviç, si gardian në burgun e Lipjanit, rreth 20 kilometra në jug të Prishtinës “në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë ndaj të burgosurve shqiptarë” gjatë luftës në Kosovë.

Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u rritën në fund të muajit të kaluar kur autoritetet nisën të zbatojnë rezultatin e zgjedhjeve të 23 prillit, të bojkotuara nga partitë politike serbe. Në komunat veriore grupe qytetarësh serbë po vazhdojnë të kundërshtojnë vendosjen nëpër zyra komunale të kryetarëve shqiptarë.

Arrestimi i tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe me 14 qershor shtoi edhe më shumë tensionet ndërmjet palëve. Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, takoi dje ndarazi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vucic, në Bruksel në përpjekje për të gjetur rrugëdalje nga kriza.

Zoti Borrell, tha pas takimeve se është arritur pajtimi për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja veri të Kosovës, ndërsa u paraqiti palëve pritjet e Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës

Lexo edhe :  Policia po kryen bastisje në fshatin ku u sulmua kanali i ujit në Veri të Kosovës

“Për Kosovën që menjëherë të pezullojë operacionet policore në ndërtesat e komunave në veri dhe që katër kryetarët e komunave përkohësisht t’i kryejnë detyrat jashtë zyrave komunale. Serbia të sigurojë që protestuesit të largohen nga ndërtesat e komunave njëkohësisht me largimin e policisë së Kosovës”, tha zoti Borrell.

Të dyja palët tha ai, duhet të shpallin zgjedhjet e reja në të katër komunat, me pjesëmarrje të pakusht të serbëve në to.

Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në veri të vendit por atyre duhet t’u paraprijë vendosja e sundimit të ligjit.

“E kuptojmë se ka nevojë për zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri, natyrisht me një proces i cili paraprihet nga sundimi i ligjit, nga një fushatë e hapur dhe e drejtë për zgjedhje të lira dhe demokratike. Nuk mund të them se situata është e sigurt për shkak të takimeve dypalëshe tash dhe se kemi një bazë të qëndrueshme, por nga optimizmi i ndërmjetësit unë mund të them se ka shenja që ditët përpara janë më të mira se ato që i kemi lënë pas”, tha ai.

Presidenti serb Vuçiç tha se nuk “ka ndonjë udhërrëfyes”, për rrugëdaljen nga kriza në veri të Kosovës.

“Ne do të vazhdojmë të bisedojmë në baza ditore, sepse paqja dhe qëndrueshmëria janë thelbësore, por unë paralajmërova se serbët janë në një pozitë shumë të vështirë dhe se nuk duan ta durojnë terrorin e (Albin) Kurtit ashtu siç janë detyruar ta durojnë deri tani”, tha ai.

Zoti Borrell tha se i ka kërkuar presidentit serb lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve të Kosovës, një kërkesë e shtruar me forcë edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane që kërkojnë hedhjen e hapave për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Ai tha se të hënën do t’u raportojë ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së të hënën për situatën dhe rrjedhën e bisedimeve./VOA

Të fundit

Sot ndizen dritat e festave në Tiranë, Veliaj takon artistët që do të këndojnë në koncert

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka pritur në takim artistët të cilët do të performojnë në koncertin festiv të ndezjes së...

Pse Amerika na kujtoi Çlirimin në 29 Nëntor?

Nga Frrok Çupi Shtetet e Bashkuara, përmes Ambasadës në Tiranë, urimin ‘për 80 vjetorin e Çlirimit’ e lëshoi në mëngjesin e 29 nëntorit. Nuk e...

A do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Meta para SPAK? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Deputetja Monika Kryemadhi ishte në SPAK këtë të hënë në zbatim të masës detyrim paraqitje, që është të hënën e çdo muaji. E pyetur për...

A mund të shihet G-20 si aleancë globale kundër urisë?

A ka ende një emërues të përbashkët bashkësia ndërkombëtare? Lajmi i mirë është: po. Nisma e Aleancës Globale Kundër Urisë dhe Varfërisë, e inicuar...

“Do iki nëse Trump fiton…”/ Komedianes i ndodh e ‘papritura’ pasi u largua nga SHBA

Pasi komediania Ellen DeGeneres dhe partnerja e saj vendosën të largoheshin nga SHBA, shtëpia e re e aktores në Britaninë e Madhe u dëmtua...

Lajme të tjera

Web TV