Kthesa e papritur e motit, ja çfarë pritet të ndodh me temperaturat sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pritet një tërheqje e masave ajrore Afrikane nga territori shqiptar duke sjelle nje freskim te lehte te motit. Megjithatë orët e paradites do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në ultësirën perëndimore ndersa me vranësira dhe shira do të paraqitet moti në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Pjesa e dyte e ditës do të sjellë shtim të mëtejshëm të vranësirave duke rrezikuar shira në pjesën më të madhe të vendit, here pas here priten edhe rrebeshe. Nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike do të mbetemi edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtesi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Republika e Kosovës deri në mesditë do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.

Por pjesa e dytë e ditës do të zhvillojë vranësirat në të gjithë territorin duke sjellë reshje shiu. Pritet që përkohësisht të jenë me intensitet edhe mesatar në Jugperëndim të Kosovës, konkretisht në qytetin e Gjakovës dhe Prizrenit.

Nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike do të vijojë situata e motit në Republikën e Kosovës.

MV në orët e para të ditës do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore të vendit.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të vranësirave të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në një pjesë të mirë të territorit.

Lexo edhe :  Rikthehen reshjet e shiut, njihuni me parashikimin e motit për javën e ardhshme

POR priten edhe reshje në formë breshëri në zona të izoluara Perëndimore. Mbrëmja dhe orët e vona të natës do të sjellin shtim të intensitetit të shirave në të gjithë MV.

Të fundit

Xumi eliminohet nga gara! Gjesti feston rikthimin e Eglit në shtëpi, e pret me përqafime

Xumi është banori që la shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke hequr dorë nga gara për çmimin e madh. Në...

Ekziston një mënyrë për të mposhtur një kontroll të së djathtës ekstreme

Me kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë, demokracia është në rrezik në të gjithë perëndimin. Reforma zgjedhore është mënyra më e mirë për...

Zjarri në resortin e skive në provincën Bolu, rritet numri i viktimave në 76

Një zjarr i madh në një hotel luksoz në një resortin e skive në Kartalkaya, në provincën Bolu, ka shkaktuar të paktën 76 viktima...

Këmbimi valutor 22 janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 94.3 lekë dhe do shitet me 95.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do...

21 janari, 2 prilli, ‘97-ta e Gerdeci, krimet shtetërore që s’kanë shance të zbardhen

Nga Leonard Veizi   Zakonisht ato mbeten pa emër e pa autorë. Kujtohen vetëm datat dhe viktimat. Por kujtohet gjithashtu edhe një proces që nuk të...

Lajme të tjera

Web TV