Rama: Rrezikojmë përplasje të armatosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë Edi Rama mbajti dje një konferencë shtypi ku foli për situatën në Kosovë dhe rrezikun që sipas tij mund të vijë nga veriu i saj, që mund të çojë deri në përplasje të armatosur, duke cënuar edhe interesin e Shqipërisë.

Rama u shpreh se i ka dërguar letër liderëve të Gjermanisë dhe Francës, Schols dhe Macron duke u kërkuar që të vendosin sa më parë si prioritet “Planin Franko-Gjerman” dhe të bëjnë gjithçka për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte tre policët kosovarë të arrestuar nga pala serbe.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se situata e tensionuar në veri të Kosovës, kërcënon edhe interesin e Shqipërisë dhe të mbarë rajonit. Sipas tij për shkak të mostërheqjes së palëve, rrezikohet që me orë rreziku mund të shkojë deri në përplasje të armatosur.

Në një deklaratë për mediat Rama u shpreh se i kishte dërguar një letër presidentit të Francës Mannuel Macron dhe kalcelarit gjerman Olaf Scholz, duke ngritur shqetësimin se situate në veri të Kosvës është mjaft e rëndë, çka mund të çojë në deri në konflikt me armë.

Ndërsa vuri theksin se së pari dhe që është më kryesore sipas tij është se Serbia duhet të lirojë menjëherë tre policët kosovarë. “Përsëris apelin për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të 3 policisë së Kosovës.

Pa u kthyer në shtëpi ata 3 burra, nuk ka ecje në planin e deeskalimit. I kam nisur një letër Macronit dhe kancelarit Scholtz edhe presidentit të KE, lidhur me domosdoshmërinë e një shtyse të Francës dhe Gjermanisë, për planin Franko Gjerman, që ky plan të zbatohet me doemos.

Në kushtet kur degradimi i situatës në veri, për shkak të politikave të dy udhëheqësve, por e rrit me orë klimën e tensioneve, duke rrezikuar një përplasje fatale të armatosur mes grupeve që operojnë në veriun e Kosovës.

Kjo do të ishte një katastrofë, mes së cilës do të përfshihej KFOR. Por përplasja e cila edhe sikur 3 orë të zgjaste, do të rezultonte fatale për gjithçka është bërë në këto vite, përpjekje dhe nisma, nën procesin e Berlinit”-tha Rama. Sipas tij, një kthim pas për gjithë rajonin dhe të ardhmen e tij, që nuk mund të bëhen peng të lojës politike.

“Popujt tanë, shtetet tona në këtë lagje të Europës, kanë një moment krejt tjetër dhe një rrugë krejt tjetër që adreson qorrsokaku i veriut. Nuk mund të vijojmë të presim me vite që ky proces dialogu të përfundojë që njohja të ndodhë de facto.

Është e rëndësishme ta kuptojnë të gjithë, ata që flasin për vëllezër të mëdhenj e të vegjë, se interesi ynë kombëtar, i Shqipërisë si shtet, kërcënohet nga kjo situate”-tha Rama. Kreu I qeverisë shqiptare ishte kritik edhe për dy liderët e Serbisë dhe Kosovës. “Ky rajon nuk është as i Albinit, as i Aleksandrit.

Ky rajon është i popujve që e popullojnë. Ky rajon ka vuajtur boll nga nacionalistët dhe përplasjet e vazhdueshme që mund të kenë pasur justifikimet e tyre në kohëra të caktuara, por nuk i ka më sot, kur jemi në kushtet e një Europe që përkrah paqen.

Kjo situatë i shkon përshtat vetëm Rusisë. Nga kjo përplasje, nuk fiton as Europa, askush”, u shpreh Rama. Kreu i qeverisë sonë deklaroi se Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç duhet të mbyllen në një konferencë dhe të mos dalin derisa të arrihet gjuha e përbashkët. Ai u shpreh se çdo kërcitje armësh duhet të mbahet larg nga Ballkani, duke përsëritur edhe njëherë thirrjen për të liruar tre policët e Kosovës.

Lexo edhe :  Viti i ri shkollor 2025-2026/ Çfarë duhet të dini?

“Mendoj që është e rëndësishme që dy liderët, bashkë me këdo qofte tjetër, te merren dhe të mbyllen brenda në një konferencë nën kujdesin dhe trysninë e kumbarëve të planit që është dakordësuar në bazë. Në një konferencë normalizimi pa të drejtë dalje deri kur të përfundojë bashkëbisedimi dhe të trajtohen ato pika që askush nuk i kundërshton, por në të njëjtën kohën secili ja hedh tjetrit fajin pse nuk zbatohen sepse nuk ka vullnet.

Ka edhe një dehje nga ky karshillëku, por realiteti i përditshëm sot po bëhet bazë për një realitet negativ nesër.

I vetmi përfitues është ai zotëria që ri në bunkerin e tij në Kremlin. Loja luftash është komplet tjetër nga përplasja me armë. Ne nuk kemi bërë aktrim, por kemi qenë të qartë dhe të vendosur për të ndjekur politikën që kemi ndjekur edhe me Serbinë. Në sa na takon të ndikojmë që cdo kërcitje armësh sado e shkurtër të mbahet larg nga Ballkani”, tha Rama.

Ramës nuk i del “inati” me Kurtin

Kryeministri Edi Rama ishte i ashpër me Kurtin kur tha se refuzon të ballafaqohet për situatën në Kosovë e ndërkohë përpiqet të bëjë propagandë sikur gjërat janë normale. Në të vërtetë, tha Rama gjërat janë keq  e nëse nuk ndërhyjmë shkojnë edhe më keq.

Me nota ironike Rama u shpreh se Kurti lexon sondazhet dhe kënaqet, por sipas tij I duhet thënë e vërteta edhe nga Shqipëria. “Albini nuk e ka dashur konfrontimin e drejtëpërdrejtë për këtë temë, sepse Albini lexon sondazhet dhe kënaqet se i rriten poenat. Mendoj që Shqipëria nuk është notere dhe nuk mund të jetë kurrë noterë e çdo politike që ndjek Kosova.

Aq më tepër nëse Shqipëria trajtohet si vëllai i madh, ndërkohë që unë nuk e kam thënë kurrë dhe janë dy shtete të barabarta. Nëse është kështu detyrimi jonë është të themi të vërtetën. Shqipëria është shtet më vete dhe interesat e Shqipërisë janë shumë të qarta. Duke mirëkuptuar arsyet pse ndodh ndryshe nuk mund të jemi dakord me çdo gjë.

Pastaj propaganda që mbledhja ishte për qytetarët?

Marrëveshjet mund të firmoseshin kudo sikur gjërat janë normalë. Gjërat nuk janë normalë. Janë keq dhe unë po përpiqem të bëj gjithçka për të shmangur edhe më të keqen”-tha Rama. Rama shtoi më tej se nuk është ai që I vë sanksione Kosvës, por aletatët më të rëndësishëm të saj.

“Nuk jam unë që vë sanksione, as nuk më marrin të më pyesin si mendon ti. Aq sa kam pasur unë mundësi dhe jo i vetëm kam bërë çmos që gjërat të zbuten. Vala e parë është vënë në lëvizje, vala tjetër, mund të vihet shumë shpejt në lëvizje. Por po u vu në lëvizje vala tjetër, do të jetë një valë e egër për të dyja palët.

Këta që luftojnë në FB me të shara dhe agresivitet dhe që janë gati të marrin armët dhe që ngatërrojnë playstation me luftën dhe armët reale, madje kanë pasqyruar në mendjen e tyre një David të vogël me një Goliath të planetit.

Ajo që po gatuhet në veri është e tmerrshme, nuk ka nevojë të jesh atje ta shikosh. Nuk mund ta shikosh historinë që riprodhohet. Nuk ka asnjë takim për Ballkanin e Hapur, nuk ka asnjë zhvillim, vetëm lironi 3 policët”-tha Rama.

Të fundit

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Putini nuk kishte vend në tavolinë, por zëri i tij dëgjohej ende

Jeff Zeleny Presidenti rus Vladimir Putin nuk ishte i pranishëm në tryezën e bisedimeve mes Presidentit amerikan Donald Trump, liderëve evropianë dhe Presidentit ukrainas Volodymyr...

Athinë, vritet me plumb në kokë 35-vjeçari shqiptar

Një 35-vjeçar nga Shqipëria është ekzekutuar me armë zjarri në Greqi. Mediat greke raportojnë se ai u qëllua me armë zjarri në kokë pak para...

Ofertë 30 milionë euro nga Arabia Saudite, por Juventus nuk dorëzohet

“La Gazzetta dello Sport” raporton se klubi saudit Al-Ahli i ka dërguar së fundmi Juventusit një ofertë 25 milionë euro, të gatshëm për ta...

Lajme të tjera

Web TV