Çfarë do të ndodhë me temperaturat në ditët në vijim?/ Kur pritet të përmirësohet moti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe dita e diel do të jetë nën ndikimin e masave jo-stabile ajrore, ngase përpos intervaleve kohore me diell, parashihen vranësira të shpeshta dhe po ashtu edhe zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë.

Fronti i ftohtë arriti duke ulur temperaturat dhe duke larguar ajrin afrikan dhe kjo ishte vala e parë e nxehtësisë afrikane për këtë verë. Me ardhjen e frontit në disa vise u krijuan kushte ideale për krijimin e stuhive mjaft të fuqishme që kushtëzuan reshje shumë intensive shiu siç ndodhi në rajonin e Pejës sonte.

Moti jo-stabil dhe me reshje të herëpashershme lokale do të vazhdojë edhe të dielën ku vende-vende përsëri mund të ketë kushte për reshje intensive dhe ndonjë stuhie e fortë e izoluar.

Atmosfera do të stabilizohet nga e hëna dhe reshjet do të pakësohen dukshëm. Po ashtu priten intervale kohore me diell dhe rritje graduale e temperaturave. Reshje nuk pritet të ketë as ditën e martë, ndërsa të mërkurën pritet një front i ri i ftohtë ajror, por sipas parashikimeve të sontme reshjet të mërkurën pasdite nuk pritet të jenë problematike dhe do të jenë të karakterit lokal.

Të fundit

“Fëmijët duhet të trajtohen në spital”/ Mjekja: ISHP konfirmoi 5 raste me salmonelë

Mjekja mikrobiologë e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit Dafina Shtylla në një intervistë me gazetarin...

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u...

“Moto Fest Shkodra 2025”, tri netë adrenalinë, muzikë dhe spektakël motorësh

“Moto Fest Shkodra 2025” ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë me radhë. Rreth 200 të pasionuar pas motorëve kanë zbarkuar në...

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit, një farsë politike,...

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi, policia ka bërë të ditur...

Lajme të tjera

Web TV