Përfshirja e policisë në mbledhjen e kanabisit/ Ndalohen 13 efektivë në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa punonjës dhe drejtues të drejtorisë vendore të policisë Shkodër janë vënën nën akuzë për shpërdorim detyre.

Ata dyshohet se janë përfshirë në hetimet për aksionin e uniformave blu për kanabisin në Obot të Velipojës gjatë muajve gusht-shtator, por edhe në zona të ndryshme të Shkodrës.

Masat janë lëshuar me urdhër të prokurorisë së Shkodrës. Sipas burimeve për to janë lëshuar masat e arrestit shtëpiak.

Njoftimi: 

Drejtoria e Hetimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Drejtorinë e AMP (Rajoni Shkodër), pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal ndaj punonjësve të Policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si më poshtë vijon:

– Masa e sigurimit personal “Arrest në Shtëpi” për punonjësin e policisë Komisar P. SH., aktualisht me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.
– Masën e sigurimit personal “Arrest në Shtëpi” për punonjësin e policisë Inspektor T. K., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komuniktet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë Drejtues H. K., aktualisht me detyrë Zv. Drejtor për Hetimin e Krimeve në DVP Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë KryeKomisar A. SH., aktualisht me detyrë Shef Rendi në DVP Tiranë (në kohën e ngjarjes ka mbajtur detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Shkodër), i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e Policisë, Komisar D. GJ., aktualisht me detyrë Zv. Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Komisar I. H., aktualisht me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor A. M., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist I Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin A. D., me detyrë Shef i Sektorit për Hetimin pranë Drejtorisë së AMP (Rajoni Shkodër), i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor V. N., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor GJ. G., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor N. B., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor S. P., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
– Masën e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë, Inspektor A. C., aktualisht me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, i dyshuar për “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

Lexo edhe :  Vota e Diasporës/ Më të interesuarit emigrantët shqiptarë në Itali dhe Greqi

Masat e sigurimit personal u ekzekutuan, pasi nga hetimet disa mujore të zhvilluara nga AMP në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Shkodër, janë administruar prova dhe fakte, ku provohet se punonjësit e policisë të mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me veprime dhe mosveprime, duke abuzuar me kompetencat që ju jep detyra funksionale, kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në Njësinë Administrative Ana e Malit Shkodër, si dhe kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin, evidentimin e kultivimit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, duke krijuar kështu kushte të favorshme për largimin e tyre.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Të fundit

Blic i antimafias në Palermo, 180 arrestime, mes tyre bosët e Cosa Nostra

Një operacion i madh nga Drejtoria Antimafia e Palermos, ku kanë marrë pjesë mbi 1200 karabinierë, çoi në arrestimin...

Shën Valentini po afron/ Ja shenjat që do festojnë një 14 shkurt të paharrueshëm

Na ndajnë fare pak ditë nga Shën Valentini, dita e të dashuruarve, dhuratave e argëtimit. Sipas astrologes Meri Shehu, tre shenja të Horoskopit do...

Musk i ofron Altman 97.4 miliardë dollarë për OpenAI përpara një grupi investitorësh

Një grup investitorësh të udhëhequr nga miliarderi amerikan Elon Musk ka ofruar 97.4 miliardë dollarë për të marrë kontrollin e OpenAI, gjë që, sipas...

Zgjedhjet në Kosovë, Vuçiç “në festë”, ja sa mandate ka fituar Lista Serbe

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se Lista Serbe fitoi të 10 mandatet e planifikuara për serbët në asamblenë e institucioneve të përkohshme të Prishtinës...

U nervozua gjatë LIVE në Instagram, sqarohet Rama: Nuk është punë telefoni, por pasioni

” Më vjen shumë mirë që ka mbetur në Instagram ai moment sepse është momenti që ndan kush është këtu me shpirt, kush është...

Lajme të tjera

Web TV