“Muaji mjalti në…”/ Luizi dhe Kiara arratisen drejt këtij qyteti (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej disa kohësh kanë nisur xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, që do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat por as lotët.

Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Rolin kryesor e kanë dyshja më e famshme në Shqipëri, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.

Fituesi i “Big Brother VIP 2” është kthyer në Shqipëri pas koncerteve që mbajti në Londër, e mesa duket ka udhëtuar menjëherë drejt Korçës, aty ku po bëhen xhirimet.

Ditën e sotme, këngëtari i njohur ka publikuar një fotografi ku shfaqet me disa persona në tryezë. Në mesin e tyre ishte edhe partnerja e tij, Kiara Tito.

“Muaj mjalti në Korçë”, shkruan me humor Luizi në postimin e tij në “Instastory”, duke treguar se moderatorja e shoqëron në xhirimet e filmit.

“Muaji mjalti në...”, Luizi dhe Kiara arratisen drejt

Kujtojmë se pas përfundimit të “Big Brother VIP 2”, Luizi dhe Kiara kanë qenë mjaft të angazhuar me projektet e tyre dhe nuk kanë arritur që të bëjnë një muaj mjalti.

Madje për shkak të koncerteve të Ejllit dhe punës së Titos, ato kanë qëndruar për disa kohë larg njëri-tjetrit.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV