Skandali i Kukësit ka kuptim të hetohet vetëm si shantazh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Në dëshmitë e para të dhëna në Gjykatën e Tiranës, rreth skandalit seksual në Bashkinë e Kukësit, duket qartë që protagonistja kryesore e skandalit, po përpiqet ta kanalizojë skandalin si raport intim me kryebashkiakun.

Vetë Gjici po përpiqet ta konsiderojë atë si dobësi njerëzore, duke përjashtuar çdo rrethanë të favorizimit të vajzës. Por në fakt historia është një rast i pastër i shantazhit duke përdorur skandalin seksual.

Ndaj prokuroria, por dhe gjykata, duhet ta trajtojnë këtë histori duke e zbardhur plotësisht si shantazh.

Vetëm kështu është i motivuar dhe mbajtja nën arrest e të dy protagonistëve kryesorë.

Vajza duhet të japë shpjegime të hollësishme pse e ka takuar Sali Berishën para dhe pas skandalit, për kë person i ka thënë ai të takohet në Kukës pas skandalit, përse tutori i saj në Kukës i ka thënë të shkojë t’ia dorëzojë videon Sali Berishës pas takimit dhe pse videoja u përcoll tek një emision investigativ me qëllim që të humbiste pista e shantazhit.

Pa zbardhur këto çështje nuk ka asnjë kuptim mbajtja e tyre në burg dhe hetimi i tyre. Nëse do të ishte thjesht marrëdhënie intime, nuk kanë pse mbahen në burg, se nuk jemi në Iran. Dënimin më të madh kryebashkiaku e ka marrë duke u larguar nga detyra.

Problemi është se nuk është thjesht një raport intim, por një inskenim për të shantazhuar kryebashkiakun për arsye politike dhe personale, të cilat duhet të hetohen dhe gjykohen.

Ky është i vetmi motiv që justifikon mbajtjen e tyre në burg. Në të kundërt duhet të nxirren menjëherë.

Shpresoj që SPAK i ka tani gjithë provat në duart, mjafton të shkarkojë mesazhet e telefonit të vajzës në fjalë me Sali Berishën dhe tutorin e saj në Kukës.

Lexo edhe :  Trump do vetëdorëzimin e Ukrainës, jo paqen e negociuar me Putinin

Ato mesazhe i kanë parë dhe të tjerë dhe mund të vënë në pozitë të vështirë prokurorin e çështjes, nëse konsideron që nuk i ka gjetur mesazhet. Madje ka dhe telefonata të regjistruara mes tutorit të saj dhe vajzës që e këshillon se çfarë duhet të bëjë me kasetën.

Për këtë arsye është mirë që hetimet të shkojnë deri në fund. Natyrisht duke pyetur dhe Sali Berishën, nga ku nis e mbaron kjo histori.

Të fundit

Trump kalon në sulm: Ukraina nuk mund ta fitojë luftën pa sulmuar Rusinë

Në një postim në Truth Social, Trump ka sugjeruar se Ukraina nuk mund ta fitojë luftën pa sulmuar Rusinë....

“Do i rezistojmë kujtdo që na kërcënon”, Vuçiç ngre tonet: Serbia do të fitojë!

“Ne do t’i kundërvihemi presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë dhe do të fitojmë.” Ky ishte mesazhi i fortë që Presidenti i...

Zjarr në Dukat të Ri, flakët përhapen me shpejtësi, digjen disa kasolle dhe ullinj

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Dukatit të Ri. Flakët janë ndihmuar nga era e fortë dhe kanë avancuar me shpejtësi...

22 gusht 1944 – Ushtria e Kuqe pushton Rumaninë, ish aleaten e nazizmit

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Rumania ishte fillimisht aleate e Gjermanisë naziste, nën udhëheqjen e Gjeneralit Ion Antonescu. Si shtet i rreshtuar me Boshtin,...

Horoskopi ditor, 22 Gusht 2025

Dashi  Mëngjesi i kësaj të premteje do të jetë shumë i dobishëm, ndërkohë që lodhja do të ndihet gjatë pasdites. Mund të hidhni një hap...

Lajme të tjera

Web TV