Deputetët e PD kanë uruar besimtarët myslimanë për festën e shenjtë të Kurban Bajramit. Deputetja Jorida Tabaku ka zgjedhur disa vargje nga libri i shenjtë i Kuranit për të uruar besimtarët.
“Dhe thuaj; E vërteta ka ardhur dhe gënjeshtra është zhdukur. Me të vërtetë e gënjeshtra përherë do të zhduket” (Isra:81) Me këto vargje në gojë Profeti Muhamed shembi idhujt e rremë për ta rikthyer Mekën të pastër.
Për kë e viziton duke përkujtuar devotshmërinë e Ibrahimit dhe Ismailit. Dhe mbi të gjitha besimin e Haxheres dhe Ismailit. Shembuj që na mësojnë aq shumë për dashurinë e Zotit ndaj nesh!”- shkruan Tabaku.
Gjithashtu edhe deputeti Enkelejd Alibeaj ka uruar besimtarët myslimanë nëpërmjet një postimi në facebook ku bën thirrje për përkushtim ndaj mirësisë dhe dhembshuri ndaj njëri-tjetrit.
“Gëzuar e me fat Kurban Bajramin! Gëzuar për njerëzit që sakrifikojnë çdo ditë e përballen me vështirësite, pa harruar se përkushtimi mirësisë, dhimbsurisë për tjetrin dhe të bërit mirë në këtë botë është kuptimi i jetës. Gëzuar për ata që veç sakrificës së tyre mendojnë e tregohen bujarë e zemërgjerë, me më të varfrit, jetimët, të dobëtit e të vetmuarit. Për të gjithë ju, sjelltë kjo festë, paqe e lumturi në zemrat tuaja e dashuria për tjetrin qoftë udhërrëfyese përherë”-shkruan Alibeaj.