Çfarë ndodh në organizmin tonë nëse hamë ushqime të mykura?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndodh shpesh që edhe ushqimi yt i preferuar të pret në besë.

Kjo dallohet që në kafshatën e parë ose të dytë kur zbulon se ajo që ke në gojë është një copë e mykur.

Natyrshëm lind frika nëse grimca të kësaj kafshate të mykur kanë përfunduar në stomak duke i çelur rrugën një helmimi të mundshëm.

Çfarë Ndodh Në Organizëm Nëse Hani Ushqim Të Mykur

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se ndonëse në përgjithësi njeriun nuk e gjen gjë nga konsumi i pavullnetshëm i një kafshate të mykur, ka raste kur kjo e fundit mund t’ju sëmurë.

Myku ka shije të keqe dhe jo domosdoshmërisht ka toksina.

Megjithatë në rastet kur imuniteti është i dobët, konsumi i tij mund t’ju bëjë të ndiheni keq.

Ekspertët thonë se në rast se keni ngrënë ushqim të mykur, atëherë duhet të prisni nëse përveç të përzierave keni simptoma të tjera.

Sipas tyre, stomaku është janë ambient i egër për disa organizma siç janë bakteret dhe myku që jo domosdoshmërisht mund të mbijetojnë aty.

Kjo nënkupton që gjasat që të sëmureni nga një kafshatë e tillë janë të vogla.

Nevojiten sasi shumë të mëdha myku që të helmoheni apo sëmureni.

Në rastet helmimit, ju mund të keni të përziera dhe të vjella.

Në raste të tjera por të rralla, njeriu mund të ketë një reagim alergjik ndaj mykut dhe të vuajë nga probleme me rrugët e frymëmarrjes.

Sidoqoftë, këto probleme sipas ekspertëve janë të përkohshme dhe të trajtueshme.

Mjekët rekomandojnë pirjen e një gote ujë të ngrohtë për pastrimin e organizmit.

A Mund Ta Hani Ushqimin Pasi e Keni  Pastruar Nga Myku

Lexo edhe :  Zbulohet Koronavirusi i ri të lakuriqët e natës që mund të transmetohet te njerëzit

Ka disa ushqime që janë të sigurta për konsum pasi keni hequr zonën me myk.

Bëhet fjalë për djathërat e fortë, sallamërat e fortë, frutat e forta dhe perimet.

Ndërkohë, frutat dhe djathërat e butë, ushqimet e pjekura, bishtajoret, arrorët, kosi, reçeli dhe mishi nuk duhen konsumuar.

Si Të Parandaloni Formimin e Mykut

Sekreti i mbajtjes së ushqimeve larg mykut është ruajtja e tyre në frigorifer.

Ky i fundit duhet pastruar rregullisht ndërkohë që niveli i lagështisë në shtëpi duhet të jetë nën 40 përqind./AgroWeb

Të fundit

​Mijëra kanadezë nënshkruajnë peticionin “për t’i hequr shtetësinë Elon Musk”

Mijëra njerëz kanë nënshkruar në mënyrë elektronike një peticion parlamentar që bën thirrje për revokimin e shtetësisë kanadeze për...

Prej gati 2 vitesh larg muzikës, çfarë ndodhi me Flori Mumajesin?

Ai i mungon prej kohësh muzikës shqiptare e skenës, por emri i tij mjafton për të trazuar ujërat në çdo lajm, me shpresën se...

Vape po vret të rinjtë që na kanë mbetur në Shqipëri! Flet mjeku

Në shumë vende evropiane kryesisht në Britani është shtuar numri i personave që paraqiten në spital si pasojë e përdorimit të “vape”. Ajo erdhi...

Një gjel në Britani këndoi 76 herë, gjobë prej 3000 £ për pronarin e tij

Një pronar gjeli është urdhëruar të paguajë mbi 3000 paund pasi fqinjët janë ankuar vazhdimisht për këndimin e tij të vazhdueshëm. Oficerët nga Këshilli i...

Balla takim me emigrantët shqiptar në Prato: Diaspora do t’i japë PS fitoren më të madhe

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim me bashkëatdhetarë që punojnë dhe jetojnë në Prato në rajonin e Toskanës...

Lajme të tjera

Web TV